GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Nga kanabisi tek Porti i Durrësit dhe video e Safetit si kamuflim

në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga kanabisi tek Porti i Durrësit dhe video e Safetit si kamuflim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gjergji Koja

Dy vendime të rëndësishme u morën ditën e djeshme nga dy institucione, godinat e të cilëve ndodhen përballë njëra-tjetrës, jo më larg se 30-40 metra, ndërsa vëmendja e mediave dhe publikut ishte në një video-skandal të ish-Kryebashkiakut Safet Gjici.

Për të dy vendimet duket se është kujdesur Edi Rama, ndoshta edhe stafi i tij i ngushtë, që duke shfrytëzuar një skandal, që i dogji mandatin e dytë një kryebashkiaku periferik, kaluan në heshtje, jashtë zhurmës dhe debatit, ndoshta duke aplikuar aksiomën “që të harrohet diçka shpejt, shfrytëzo një gjë më të madhe”.

Dhe të premten, për sytë e publikut e mediave gjëja më e madhe, ushqimi i përditshëm, ishte pikërisht një video pak më shumë se 2 minuta, e cila tërhoqi vëmendjen nga gjithçka tjetër që gatuhej në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Megjithëse protagonisti i videos deklaroi dorëheqjen, me një deklaratë, ku merrte përsipër përgjegjësitë, sërisht interesi ishte nëse Edi Rama do e shkarkonte ose jo kryebashkiakun, apo nëse oficerët e BKH dhe Policisë do të zbarkonin për t´a arrestuar.

Ndërkohë që gatuheshin skenarët mbi fatin e ish-Kryebashkiakut, në Kryeministri zhvillohej mbledhja e Qeverisë, ku nga sirtarët u nxorr projektligji që legalizon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, nismë kjo e hedhur në publik nga Edi Rama muaj më parë, e kundërshtuar nga opozita dhe ndërkombëtarët.

Nisma u miratua, ministrja e Shëndetësisë e pohoi në një konferencë, bashkë me ngritjen e një agjensie që do të monitorojë kanabizimin për qëllime mjekësore e industriale, dhe që ndoshta do të kthehet në institucionin më të lakmuar në mandatin e 3-të të Rilindjes Socialiste.

Projektligji u publikua vonë në orët e mbrëmjes, ndërsa jepeshin detaje sesi do të nisë procesi, si mund të merren licensat, sipërfaqet që do të mbillen, kushtet që duhen plotësuar, kur hiqet licensa.

Referuar kushteve të përcaktuara në projektligj duket se ata që do të marrin licensën, do të jenë kompani apo shtetas të huaj, përderisa kërkohet një eksperiencë 3 vjeçare në fushën e kanabisit mjekësor. Kjo të paktën për atë që do të zotërojë 51% të aksioneve, ndërkohë që 49% mund të jenë edhe shqiptarë, që kanë në zotërim atë kapitalin e përcaktuar në ligj jo më pak se 100 mln lekë.

E gjithë nisma e legalizimit të kanabisit, e cila në disa vende ka rezultuar e dështuar, përfshi edhe fqinjët e Shqipërisë, kaloi në qeveri si propozim për Kuvendin, në momentin e duhur, kur vëmendja politike dhe mediatike, ishte e përqëndruar në pamjet që qarkullonin në rrjet e me mesazhe, ndërsa Safet Gjici po bëhej “kurbani” i parë i “kuajve” të skuadrës së Edi Ramës, sikundër i quante gjatë fushatës së 14 majit.

Paralelisht me këtë vendim të Qeverisë, në godinën përballë, atje ku ndodhen edhe zyrat e Gjykatës Kushtetuese, merrej një tjetër vendim, ai për Portin e Durrësit. Opozita i ishte drejtuar Kushtetueses me një kërkesë për shfyqizimin e marrëveshjes mes Qeverisë Rama dhe Emirateve të Bashkuara, projekt që e ka cilësuar korruptiv dhe anti-Kushtetues.

Projekti 2 mld dollarë, nismë personale e Edi Ramës, njëlloj si ajo e kanabisit për qëllime mjekësore, u vlerësua nga anëtarët e Gjykatës si në përputhje me Kushtetutën, çka do të thotë se palët e interesuara do të ecin vetëm përpara, sikundër e thotë edhe kënga që Rama e zgjodhi ta kishte si pjesë të fushatës.

Me dyer të mbyllura, Kushtetuesja me shumicën e votave të anëtarëve, vendosi në favor të Qeverisë, ndërsa vendimi i plotë do të publikohet në një moment të dytë.

Anëtarët që kanë votuar “pro” Qeverisë nuk janë ndier të shqetësuar as për faljen e 1 mln metra katror truall, pronë publike, as për shqetësimet dhe kundërshtimet e ngritura nga BE dhe NATO, as për faljen e taksave për kompaninë e Alabarit, për të mos thënë pastaj për akuzat e opozitës, që e trajton si një projekt korruptiv.

Sigurisht që edhe ky vendim i Kushtetueses, pavarësisht çështjes, nuk mund të prevalonte mbi atë videon e realizuar 10 ditë përpara se në mënyrë të mistershme, të shfaqej në rrjet, pikërisht në ditën kur pamjet që ofroheshin nga zyra e një ish-Kryebashkiaku, duhej të sfumonin çdo ngjarje tjetër.

Ndoshta një rastësi, që në fund të fundit i “shërbeu” vetëm njërës palë, për të kaluar në heshtje, një nismë për lulëzimin e kanabisit mjekësor e industrial, dhe tjetra për të ngritur kullat shumëkatëshe atje ku ndodhet Porti i Durrësit.

Thonë se çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Ndoshta kur të dalë video e rradhës, do të shohim të miratuar nismën e legalizimit të parave të padeklaruara.

Tani për tani do të ecim përpara me kanabizimin mjekësor dhe kullat te Porti.

Etiketa: kanabisiSafet GjiciSkandal

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Para
Detaje nga aksidenti tragjik ku ndërroi jetë 8-vjeçarja

Detaje nga aksidenti tragjik ku ndërroi jetë 8-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë
Kosovë & Rajon

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26

Ministria e Mjedisit në Kosovë ka ndërprerë kontratat e punës për 20 zyrtarë serbë të cilët në mënyrë të vazhdueshme...

Lexo më shumë
“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com