GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Kanushi te Dedja e Malaj, lista e re e ambasadorëve të Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Kanushi te Dedja e Malaj, lista e re e ambasadorëve të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka përgatitur listën e re me emrat e diplomatëve që pret ti caktojë si ambasadorë, ose që janë pjesë e trupit diplomatik dhe kryejnë lëvizje paralele.

Në listën e propozuar nga Ministria e Jashtme dhe që pritet të diskutohen në Komisionin e Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë përfshihen nga Oljan Kanushi, ish-këshilltar i Kryeministrit Edi Rama, te aktori i njohur Petrit Malaj. Kanushi, i cili u emërua muaj më parë si zv.drejtor i SHISH propozohet si ambasador në Slloveni, ndërsa Malaj në Kosovë.

Aktori i njohur do të zëvendësojë Qemal Minxhozin, ndërsa raportet mes Prishtinës zyrtare dhe Tiranës zyrtare duket se po kalojnë një situatë akulli, ku dy kryeministrat kanë një komunikim të vakët, hera herës duke u përfshirë në debate e akuza të ndërsjellëta, për shkak të ndërhyrjes së Kryeministrit Edi Rama në mënyrën se si Qeveria Kurti po administron situatën në veriun e Kosovës.

Gjithashtu në listë është edhe Sokol Dedja, i cili ka qenë zv.ministër i Jashtëm 3 vite më parë, apo edhe diplomatë karriere që zhvendosen nga një vend në tjetrin.

Kështu Genc Pecani nga ambasador në Cceki propozohet si ambasador në Rusi, ndërsa Bardhyl Canaj nga ambasador në Izrael propozohet ambasador në Serbi.

Një tjetër emër është ai i Qirjako Qirkos që ka shërbyer si ambasador në Britaninë e Madhe dhe tashmë propozohet në të njëjtin funksion por në Hungari. Artur Kuko një tjetër diplomat karriere propozohet për ambasador në Holandë, ndërsa është në të njëjtin funksion në Gjermani. Madje pak kohë më parë mediat njoftonin mbi një përplasje në distancë mes tij dhe Presidentit Begaj

Ndërkohë Entela Gjika, nga drejtoreshë Protokolli e Ministrisë së Jashtme, propozohet si ambasadore e Shqipërisë në Spanjë.

Të gjithë emrat e propozuar pasi të kalojnë në filtrin e Kuvendit, do të duhet të dekretohen nga Presidenti i Republikës. Duket se me ardhjen e Bajram Begajt në funksionin e Kryetarit të Shtetit, Qeveria nuk po humbet kohë në rinovimin e stafit diplomatik, gjë që e kishte bllokuar përsa kohë në krye të shtetit ishte Ilir Meta.

Emrat e propozuar si ambasadorë

Oljan Kanushi Slloveni

Genc Pecani Rusi

Qirjako Qirko Hungari

Artur Kuko Holandë

Inid Milo Bullgari

Ilir Hysa Kuvajt

Sokol Dedja Danimarkë

Entela Gjika Spanjë

Petrit Malaj Kosovë

Bardhyl Canaj Serbi

Albana Dautllari Suedi

Mimoza Halimi Poloni

 

Etiketa: AmbasadoreKanushiKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Para
Ky është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksidentin në Greqi (FOTO)

Kërkohej prej 14 vitesh, arrestohet shqiptari në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com