GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga koalicionet te ndëshkimet, listat e hapura dhe vota e emigranteve/ Propozimet e PD për “Zgjedhoren”

12:15 - 25/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
OSBE për zgjedhjet e 14 Majin: Abuzime me fondet shtetërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rikthimi i koalicioneve, garantimi i votës së diasporës, listat e hapura dhe votimi i detyrueshëm janë disa nga propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike prezantoi publikisht këtë të enjte qëndrimet për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë nga selia blu, nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi se qëndrimi është prezantuar më herët para grupit parlamentar, si dhe është diskutuar edhe me aleatët në kuadër të Federatës Opozitare.

Partia Demokratike kërkon rikthim të koalicioneve, listat plotësisht të hapura, forcimit të kornizës penale ligjore për krimet zgjedhore, implementimin e votës së diasporë dhe bërjen e votimit të detyrueshëm.

Disa prej kërkesave janë artikuluar edhe më herët nga opozita. Deri më tani, nga pala tjetër – Partia Socialiste, nuk janë dhënë shenja dakordësie për propozimet e opozitës.

Rikthimi i koalicioneve

Një prej kërkesave të cilës i mëshon PD është rikthimi i koalicioneve.

“Çështja që ne kërkojmë është rikthimi i koalicioneve siç kanë qenë deri në vitin 2020. Koalicione të partive politike ku çdo parti shfaqet me emrin e vet dhe kanë kutinë e vet ku zgjedhësi zgjedh partinë që do. Pra, po kërkojmë listën e hapur të partive të koalicionit. Por të njëjtën kohë të jetë edhe koalicioni me listë të përbërë ku çdo parti del me listë të përbërë. Partitë të zgjedhin koalicionin që duan, e rëndësishme është që zgjedhësit të votojnë partinë që duan dhe më pas të votojnë edhe kandidatin e secilës parti që duan. Kjo ka qenë nga viti 2003 deri në vitin 2008, kur kodi zgjedhor i ka pasur të dy versionet e koalicioneve. Ky është një model funksionues që ka garantuar dy herë rotacion politik”, tha Bylykbashi.

Ky sistem, sipas opozitës, garanton barazinë e votës. Si argument për të mbështetur këtë pohim, Bylykbashi solli rezultatet e PL-së dhe PSD-së në zgjedhjet e fundit.

“Aktualisht me ndryshimet kushtetuese të korrikut dhe tetorit 2020, duke hequr koalicionin u bë e mundur të hiqej edhe një mekanizëm tjetër i rëndësishëm siç është formula zgjedhore, e favorshme për partitë politike të mesme apo të vogla. Pse flas për pabarazi vote? Kemi rastin e LSI që mori 108 mijë vota dhe vetëm 4 mandate dhe PSD e Tom Doshit me 30 mijë vota mori 3 mandate. Kjo është një padrejtësi ulëritëse, e papranueshme që fyen çdo standard kushtetues dhe ndërkombëtar. Ajo që kërkojmë ne që kjo të zgjidhet dhe mekanizmi për këtë të përfshihet në mekanizmin e koalicionit që duhet të kthehet në kod zgjedhor”, u shpreh.

Listat e hapura

PD, shtoi nëkryetari i partisë, qëndron gjithashtu plotësisht edhe për listat e hapura.

“Jemi për standardin më të mirë që përdorin shumica e shteteve europiane në këtë aspekt”, tha Bylykbashi.

Forcimi i ndëshkimeve

Opozita kërkoi forcim të ndëshkimeve për krimet zgjedhore.

“Kolona e dytë e rëndësishme që ka lidhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit 2020, ne angazhohemi në kuadër të përmirësimit të kuadrit ligjor, në mënyrë të veçantë forcimit të kornizës penale ligjore, të trajtojmë rekomandimet përfundimtare dhe ato prioritare të OSBE/ODIHR të vitit 2021 dhe 2023. Janë rekomandime shumë të rënda dhe na duhen edhe dispozita të reja penale ose të forcojmë dispozitat ekzistuese. Ndëshkimi të jetë më i fortë ose të detajojmë më mirë shkeljet me figura të reja specifike penale në mënyrë që prokuroria ose SPAK të mos vijnë rrotull dhe t’i hedhin hi në sy shqiptarëve duke bërë sikur hetojnë”, tha Bylykbashi.

“Pikërisht mosveprimi i këtyre prokurorive ka prodhuar perceptimin, ndjenjën e pandëshkueshmërisë te këta zyrtarë të administratës, që me urdhër nga Edi Rama dhe ministrave, vendosin të blejë vota”, shtoi ai.

Vota e diasporës

Kërkesa e radhës lidhet me votën e diaposrës.

“Gjithashtu PD angazhohet të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër të bëjë realitet votën e diasporës. Votën e të gjithë shqiptarëve praktikisht. Ne e dimë se censusi ka prodhuar të dhëna dramatike dhe PS i fsheh, boll të mos tregojnë se Shqipëria është shpopulluar dhe për rrjedhojë shumica e zgjedhjeve janë jashtë Shqipërisë”, tha Bylykbashi.

Garantimi i votës së diasporës iu kërkua Kuvendit edhe nga Gjykata Kushtetuese, megjithatë vendimi i gjykatës nuk po gjen ende zbatim.

Analizë e sistemit elektronik të votimit dhe votim i detyrueshëm

Në përfundim, Bylykbashi u shpreh se PD “angazhohet të analizojë me seriozitet problematikat e votimit elektronik të shfaqura në zgjedhjet e fundit”.

“Një sistem i cili mund të sjellë avancime shumë të mëdha në standardin zgjedhor, duhet të jetë i sigurt dhe i besueshëm”, u shpreh ai.

Gjithashtu, kërkoi që votimi të bëhet i detyrueshëm për zgjedhësit.

“Një tjetër propozimi i yni është që votimi të jetë i detyrueshëm në përputhje me shtetet të tjera që e përdorin këtë mekanizëm. Duket sikur detyrohet zgjedhësi, por në fakt është mbrojtje e zgjedhësit. Pra mbron të drejtën e tij për të votuar i lirë”, përfundoi.

Etiketa: Kryesore1Oerd BylykbashiPDReforma ZgjedhoreZgjedhje

Lajme të lidhura

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës
Aktualitet

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Para
Marrëveshja për emigrantët, “La Repubblica” shuplakë paktit Rama-Meloni: Shpenzime pa kufij!

Telefonata e Ramës, si thirrja e një kapo bande

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com