GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nga Kombëtarja te sfida ndaj Barcelonës, rrëfehet Muja

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Kombëtarja te sfida ndaj Barcelonës, rrëfehet Muja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arbnor Muja është pa diskutim risia e Sylvinhos për dy sfidat me Çekinë dhe Poloninë. Sulmuesi shqiptar vetëm pak javë u pajis me pasaportë shqiptare, ndërsa tashmë ka marrë edhe ftesën e parë kuqezi për të mbajtur veshur fanellën e kombëtares shqiptare.

Në fakt ky është një vit i mrekullueshëm për Mujën, i cili nga Drita kaloi në Belgjikë te Antwerp, ku arriti të fitonte tripletën me  skuadrën belge. Tashmë ka siguruar edhe grupet e Champions League, ndërsa është shortuar me  Porton, Shakhtar Donetsku dhe Barcelonës. Pikërisht katalanasit janë skuadra e zemrës e Mujës, me sulmuesit që është një tifoz i kampionëve të La Liga që kur ishte fëmijë.

Tashmë duket se ëndrrat e tij po realizohen. Mori ftesën e kombëtares kuqezi dhe do të luajë në “Camp Nou” kundër Barcelonës. Në një intervistë për “Telegrafin” ish-lojtari i Dritës ka treguar të gjitha emocionet e tij gjatë këtij viti, ndërkohë nuk nguron t’u premtojë tifozëve shqiptar që Shqipëria do të kualifikohet në Euro 2024.

Antwerp? Prej se gara e ka emrin Liga e Kampionëve, kjo është hera e parë që Antwerpi futet në fazën e grupeve. Besoj se të gjithë futbollistët do të jemi në histori të klubit, pasi përveç që fituam ‘tirpletën’ në Belgjikë u futëm edhe në grupe dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm.

Champions? Nëse do të më thoshte dikush një vit më parë se do të luaja në grupe të Ligës së Kampionëve… Nuk e di se çfarë do t’i bëja pasi ka qenë vërtetë e pabesueshme dhe e paimagjinueshme për mua. Të luaj në Ligën e Kampionëve ka qenë vërtetë një ëndërr që tani është bërë realitet dhe mezi pres të zbres në fushë dhe ta dëgjoj atë himn që është i jashtëzakonshëm.

Grupi me Barcelonën, Shakhtar e Porto? Është një grup shumë i vështirë, por edhe ne kemi gjasat tona. Përveç Barcelonës që është gjigant dhe tjetër nivel, do të luftojmë me Porton dhe Shakhtarin për pozitën e dytë. Kam qenë vetëm në shtëpi  duke e shikuar shortin… Kur shorti na dërgoi në Grupin H me një vend me Barcelonën ka qenë e pabesueshme. Në atë moment vetëm jam ngritur dhe kam kërcyer nga gëzimi pasi nuk mund të besoja se do të përballem me skuadrën për të cilën kam bërë tifo që nga fëmijëria. Barcelona ka qenë gjithmonë skuadra ime e zemrës dhe jam rritur duke i shikuar ndeshjet e tyre dhe duke bërë tifo për ta. Tani kur do të jem kundërshtar i tyre do të jetë diçka vërtetë speciale.

Ftesa e kombëtares kuqezi? Kohëve të fundit kam qenë pak i stresuar pasi nuk e dija nëse po rregullohen çështjet me dokumente në FIFA dhe nëse do të isha në dispozicion të Kombëtares për ndeshjet e muajit shtator. Për mua nuk ka krenari më të madhe se sa të vesh fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj dot, pasi edhe kjo është një ëndërr e bërë realitet.

Sylvinho? Trajneri Sylvinho ka qenë disa herë në Antëerp për të më përcjellë nga stadiumi. Ai ka qenë zakonisht me ndihmësin Pablo Zabaleta dhe sigurisht interesimi i tyre më ka bërë të lumtur. Po kemi biseduar dhe jam shumë i kënaqur me mikpritjen që më kanë bërë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet për ta veshur fanellën e Shqipërisë dhe mezi pres që të shkoj në grumbullim dhe të jem nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

Euro 2024? Sigurisht që objektivi mbetet të kualifikohemi për në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. Kemi një grup shumë të mirë të futbollistëve dhe duhet të luftojmë të gjithë për të arritur kualifikimin. Shpresojmë të marrim maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e ardhshme pasi janë shumë të rëndësishme dhe do të bënim një hap të madh drejt kualifikimit.

Debutimi? Sa i përket objektivit personal unë ëndërroj që të debutoj me gol me Kombëtaren e Shqipërisë. Shpresoj se do të arrijë këtë, por e rëndësishme është vetëm Kombëtarja të marrë pikët dhe pak ka rëndësi se kush shënon.

Kosova? Mund të them se jam ndier më i vlerësuar nga Shqipëria. Unë kam ëndërruar gjithmonë të luaj për Kombëtaren kuqezi dhe kjo ka qenë zgjedhje personale dhe nuk ka qenë asgjë kundër Kosovës. Më kanë dashur më shumë, më kanë vlerësuar më shumë dhe tani jam aty. Gjithsesi unë Kosovën e dua pasi aty jam rritur, aty jeton familja ime dhe gjithmonë do të përkrahi Kosovën si në humbje ashtu edhe në fitore”.

Etiketa: Arbnor Mujaroyal antwerp

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
Tensione në Tel-Aviv, Netanyahu kërkon dëbimin e emigrantëve

Tensione në Tel-Aviv, Netanyahu kërkon dëbimin e emigrantëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com