GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Nga kova me ujë, tek orët e gjata në polici”, Xherahu e Prifti tregojnë ‘bëmat’ e tyre

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nga kova me ujë, tek orët e gjata në polici”, Xherahu e Prifti tregojnë ‘bëmat’ e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të premte në emisionin “Rudina”, kanë ardhur dy shokë të mirë fëmijërie, për të prezantuar projektin e e tyre më të ri, por edhe për të treguar ‘bëmat’ që kanë bërë së bashku në këto 30 vite shoqëri.

Gjatë historisë së tyre, artistët e njohur, Devis Xherahu dhe Endri Prifti, ndalen në një pjesë shumë të bukur të kulturës korçare, të cilat janë serenatat.

Mesa duket, të dy ata përdornin mjetin e tyre më të mirë, këndimin (se mos ju shkon mendja për keq), për të bërë për vete vajzën që ata dashuronin.

Sigurisht, që edhe kjo ka qenë sakrificë më vete pasi këngët e dashurisë sipas Devis Xherahut, kanë qenë “i çik problem” dhe madje jo gjithmonë mundimi i tyre do të vlerësohej me hedhjen e një luleje, por edhe me atë të një kove me ujë.

Nuk mund t’i faqësojmë dot, sepse dhe vetë Endri Prifti e thotë se i çmendnin që në orën 3 të mëngjesit me serenata.

Por ama, akti i tyre i dashurisë kishte dhe risqet e veta, pasi ndonjëherë mund të përfundonin edhe me orë të gjata në polici.

Nejse, ashtu siç shprehet edhe Rudina Magjistari: “Vetëm në Korçë ndodhin të gjitha këto!”

Devis Xherahu: Trupat tanë, ne stërviteshim shumë në atë kohë. Stërviteshim shumë paralele, bënim edhe gira.

Endri Prifti: Bënim paralele edhe serenata.

Devis Xherahu: Rudina meqë ishim duke folur për serenatat, po të ishe në atë kohë në Korçë do ishe pa diskutim njëra nga vajzat që do të bënim serenatë.

Endri Prifti: Oho do këndonim serenatë ne.

Devis Xherahu: Po të jetoje në Korçë domethënë.

Endri Prifti: Ore serenat i këndoje asaj që dashuroje.

Devis Xherahu: Përveç asaj, përveç asaj.

Rudina Magjistari: Serenatat i dimë ne, janë të famshme dhe dikë e kishin muzë patjetër.

Devis Xherahu: Përveç kësaj, shkonin… Unë kam rastisur nga ata që ore, më pëlqen kjo por hajde i bëjmë një serenatë për shembull. Ishim nga kjo qoshka, venim nga qoshka tjetër se është një vajzë e bukur.

Rudina Magjistari: A pra i shkonit pranë shtëpisë së saj?

Devis Xherahu: Edhe poshtë ballkonit. Katër-pesë veta, është një vajzë e bukur, ishalla del ajo që ta fillojmë sot këtë histori. Ca dilnin, ca s’dilnin.

Rudina Magjistari: Por praktikohej nga të rinjtë atëherë ë?

Endri Prifti: Ne dilnim çdo natë pothuajse atëherë.

Rudina Magjistari: Serenata poshtë ballkonit të vajzës që dashuronit?

Endri Prifti: Kishim edhe qejf vetë, këndonim edhe vetë.

Devis Xherahu: Biles ky… Ja kujtova i çik historinë vetë, se ky bënte serenatë bënte dhe paralele që të tregonte trupin.

Rudina Magjistari: Më tregoni dot ndonjë situatë kur keni vajtur keni bërë serenatë tek ndonjë vajzë?

Endri Prifti: Na kanë lagur me ujë, me markush.

Rudina Magjistari: Jo!

Endri Prifti: Po si ore, çfarë thua ti. Na ka marrë policia. Në kohën e atëherëshme ishite e rrezikshme. Na ka marrë një polic i lagjes, edhe këndonim ne nga ora 1 e natës. ‘Hajde’, ia bënte ‘hajde, opa’. Dhe na mbante nja 5 orë aty brenda.

Devis Xherahu: Në atë kohë ishin i çik problem këngët e dashurisë, para ’90-ës. Thotë Endri siç ishim: ‘Policia, policia!’. Unë kështu direkt: ‘Eja o shoku ynë, të kemi pritur…’. Ndryshonim temë.

Endri Prifti: Dëgjo tani, në shumicën e rasteve, se ne këndonim pothuajse çdo natë, në shumicën e rasteve, na dilnin në dritare na hidhnin edhe lule. Por njëherë kur i çmendinim, vinte ora 3 e mëngjesit, nuk i lejonim të flinin, bam na hidhnin ndonjë kopoçe me lule, ndonjë kovë me ujë.

Rudina Magjistari: Vetëm në Korçë ndodhin të gjitha këto! /tvklan.al

Etiketa: Priftirrefimixherahu

Lajme të lidhura

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS
Show Biz

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

12:36 - 09/07/26
Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop
Show Biz

Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop

11:51 - 09/07/26
Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video)
Show Biz

Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video)

10:18 - 08/06/26
Para
Moti me surpriza, priten reshje të dobëta në fundjavë

Çfarë pritet të ndodhë me motin nga mesnata deri të dielën (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26

Vrasja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Dukagjinit po hetohet nga autoritetet, të cilat kanë përqendruar vëmendjen te një...

Lexo më shumë
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com