GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga kursi i këmbimit te inflacioni, çfarë dakordësuan Mete e Sejko

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga kursi i këmbimit te inflacioni, çfarë dakordësuan Mete e Sejko
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike, bashkëpunimin mes dy institucioneve, si edhe pritshmëritë për të ardhmen.

Mete dhe Sejko vlerësuan se ekonomia e vendit ka treguar qëndrueshmëri në përballjen me goditjet e njëpasnjëshme, që nga tërmeti, pandemia dhe kriza e energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë.

Pavarësisht situatës jo të favorshme globale, ata vlerësuan se parashikimet e fundit vazhdojnë të mbeten pozitive për rritjen ekonomike në periudhën afatmesme. Sektori i shërbimeve, turizmit dhe ndërtimit kanë luajtur rol kyç në rritjen ekonomike.

Mete theksoi rëndësinë e përshpejtimit të investimeve publike për të stimuluar më tej zhvillimin ekonomik të vendit.

Tregu i punës vazhdon të mbetet i fortë, me papunësinë në nivele më të ulëta historike dhe punësimin e pjesëmarrjen në rritje. Politika fiskale mbetet e kujdesshme për uljen e rreziqeve të financimit dhe prioritizimin e shpenzimeve publike me impakt për vendin.

Palët diskutuan mbi pritshmëritë në lidhje me inflacionin dhe efektet e tij në ekonomi, si edhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë për kthimin e inflacionit në nivelet e synuara nga politika monetare.

Çështje të tjera diskutimi në takim ishin ecuria dhe masat për stabilizimin e kursit të këmbimit, nxitja e kreditimit, avancimi me sistemin e pagesave, etj.

Gjithashtu, Mete dhe Guvernatori biseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional edhe në kuadër të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), me synim dakordësimin e një plani të përbashkët veprimi. Me këtë rast u vlerësua qëndrueshmëria e sistemit financiar që ka përmirësuar ndjeshëm treguesit cilësorë dhe sasiorë.

Etiketa: kursi kembimitmeteSejko

Lajme të lidhura

Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

09:07 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Aktualitet

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Para
Kodi sekret që zbulon në çast nëse dikush po ju përgjon celularin

Sulm kibernetik rus ndaj Shqipërisë, çfarë paralajmërojnë ekspertët

Discussion about this post

TË FUNDIT

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:11 - 11/11/26

Nga Kim Mehmeti   Po, kalendarin e një populli e shënojnë ngjarjet që qëndrojnë si kufij, duke e ndarë kohën...

Lexo më shumë
Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

09:07 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com