GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga lufta për tregun e ilaçeve tek gjobvënia, pistat për atentatin ndaj drejtoreshës në Shkodër

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga lufta për tregun e ilaçeve tek gjobvënia, pistat për atentatin ndaj drejtoreshës në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta për të kapur tregun e shitjes së medikamenteve dhe pajisjeve farmaceutike në zonën veriore të Shqipërisë, si dhe një gjobëvënie e mundshme ndaj biznesmenit Agim Kuka, janë dy pistat kryesore ku policia e Shkodrës, është përqendruar në hetimin e ngjarjes së vendosjes të tritolit tek makina e Suida Kukës, drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër.

Drejtoresha e Operatorit e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, ka vetëm 1 muaj e gjysmë që ishte emëruar në këtë institucion, duke pasur akses në kontrollin e tregut, të ilaçeve në farmacitë që operojnë në zonën veriore të Shqipërisë.

Tregu i medikamenteve është më fitimprurësi dhe pa dyshim, lufta për të kapur këtë treg është e madhe.

Aq më tepër kjo luftë shtohet dhe bëhet më e egër, për disa medikamente që rimbursohet financiarisht nga qeveria, dhe e gjithë procedura e subvencionimit  ndiqet nga drejtoria që përfaqëson, Suida Kuka.

Sipas burimeve të policisë Shkodër, pista e detyrës është parësore dhe kjo përforcohet akoma dhe më tepër nga përmbajtja e një SMS-je, që ka mbërritur ditën e ngjarjes, në telefonin e drejtoreshës dërguar nga një person anonim.

“Ora Neës” mëson përmbajtjen e tekstit të sms, ku personi me një numër të huaj i shkruan drejtoreshës, vetëm pak minuta pasi ishte vendosur lënda shpërthyese poshtë makinës së saj.

“…largohu dhe mos qëndro asnjë sekondë në atë zyrë, duhet të na qëndrosh larg… të ikësh edhe prej Shkodrës…” – thuhet në dokumentet e policisë.

Pas këtij mesazhi Suida Kuka, ka njoftuar bashkëshortin dhe babain e saj, biznesmenin Agim Kuka.

Më tej drejtoresha ka njoftuar dhe policinë e Shkodrës, duke bërë që në vendngjarje të shkojnë forca të shumta.

Megjithëse autorët janë përpjekur qartësisht që përmes këtij mesazhi të lidhin ngjarjen me detyrën e drejtoreshës, në fakt policia e Shkodrës po kryen veprime hetimore edhe në pistën e gjobëvënies.

Babai i Suida Kukës, Agim Kuka, është një nga biznesmenët më të njohur në Shkodër. Ai zotëron kompaninë e elektroshtëpiakeve “Arjoni” dhe është një nga bizneset që shet pajisje elektronike dhe elektrike të firmave të njohura.

Dyshimet për një gjobëvënie të mundshme ndaj babait të Suidës, kanë bërë që policia dhe prokuroria e Shkodrës të verifikojë këtë pistë me shpresën e zbulimin e provave që do çonte në zbardhjen e autorëve të kësaj ngjarje.

 

Lajme të lidhura

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Para
Dyshohej se ishte i përfshirë në plagosjen e dy policëve, lirohet ish-nënkryetari i Komunës

Dyshohej se ishte i përfshirë në plagosjen e dy policëve, lirohet ish-nënkryetari i Komunës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com