GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Metani te Rama e Veliaj, ja çfarë i kërkon Berisha SPAK-ut  

13:06 - 04/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Metani te Rama e Veliaj, ja çfarë i kërkon Berisha SPAK-ut  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat, denoncoi takimet dyshimta midis Prokurorisë dhe personave që janë pronarë të inceneratorëve. Berisha nuk dha shumë detaje lidhur me informacionet që mund të ketë lidhur me këto takime, duke lënë evaziv faktin nëse bëhej fjalë për prokurorë të SPAK apo jo.

Gjithashtu Berisha tha se Erion Veliaj nuk ndërpreu pagesat për pronarët e inceneratorit të Tiranës, edhe pse 15 ditë para zgjedhjeve ka deklaruar se pas zgjedhjeve do t’i ndërpreste. Kreu demokrat aludoi për një marrëveshje të fshehtë mes kryebashkiakut dhe pronarëve të djegësit të Tiranës.

“Këto kohet e fundit ka pasur presione të papranueshme dhe takime shumë të dyshimta dhe të papranueshme midis prokurorisë dhe personave që janë pronar de fakto të djegësave ndër të cilët mundet dhe vetë Edi Rama.

Shpallja e Zotos dhe Mërtirit si pronarë de fakto dhe akuza për Arben Ahmetajn për firmën në vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin prej tetë pikesh ngjet me një përpjekje të qartë për të shmangur ngritjen e akuzës për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit dhe për të përjashtuar nga hetimi përgjegjësit dhe pronaret e vërtetë kryesorë të djegësit të Tiranës”, tha Berisha.

Ai akuzoi Kryeministrin Rama se në kundërshtim flagrant me çdo ligj dhe praktikën e vendit, por dhe të botës ai që ka firmosur vendimin e qeverisë për t’i dhënë 8 pikë në garë një kompanie si Integrated Energy, e cila nuk ekzistonte e regjistruar asgjëkundi përveçse në ëndrrën makabre te Erion Velisë, Edi Ramës etj për t’ju grabitë shqiptarëve qindra milionë euro.

“Ministrja Felaj shkruante në fund të nëntorit të vitit 2016 se: “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, d.m.th kompania ne fjale nuk ekziston dhe se ajo nuk është e regjistruar.

Erion Veliaj është personi më direkt se bashku me Kokën, Ballukun, Ibrahimin që i kanë fshehur prokurorisë pronarët në letra të djegësit dhe akoma më shumë kanë fshehur apo kanë vjedhur 110 milionë euro buxhetit të shtetit për djegësin që nuk ekziston.

Pse prokuroria e lejon vetes të akuzojë Ahmetajn se ka firmosur vendimin për bonusin prej tetë pikësh, ndërkohë që ai nuk ishte as propozuesi as shpallësi i tenderit.

Të akuzosh Arben Ahmetajn për këtë firmë që pa diskutim ai ka përgjegjësi, por të mos akuzosh për firmën para tij Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin tregon se bën hetim të dirigjuar dhe ky nuk është hetim”, tha Berisha.

Etiketa: berishainceneratorSpak

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas këmbësorin

U kap duke drejtuar autobusin në gjendje të dehur, arrestohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com