GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga mln që zhvati te lidhja me Veliajn, dosja e Violës së AKSHI-t

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga mln që zhvati te lidhja me Veliajn, dosja e Violës së AKSHI-t
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje të reja nga dosje hetimore në ngarkim të 39-vjeçares Viola Sterjo, e arrestuar për mashtrim – veprimtari kriminale që sipas akuzës, e ka kryer gjatë kohës kur punonte pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Arrestimi

Viola Sterjo u ndalua me vendim gjykate që e la nën “masën arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, me një vendim dhënë më 26 Dhjetor.

Arrestimi u konfirmua këtë të Hënë nga policia e Korçës. “Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, Viola Sterjo, dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti”, thuhet në njoftimin e bluve.

Hetimet

Nga hetimet e prokurorisë së Korçës rezulton se ish-punonjësja e AKSHI-t ka mashtruar qytetarë duke i premtuar grante nga AZHBR në këmbim të një ryshfeti mijëra eurosh.

Sipas akuzës, rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, Viola Sterjo dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore.

Konkretisht, prokuroria e Korçës ka marrë kallëzimin e një qytetari që pronën e tij në Voskopojë donte të zhvillonte duke ndërtuar një hotel dhe Viola Sterjon, punonjëse e AKSH-it në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant kundrejt ryshfetit prej 57 mijë eurosh.

Po ashtu një qytetar nga Pogradeci kallëzoi se kishte paguar rreth 37 mijë euro punonjëses për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1.2 milion euro për të ndërtuar një bujtine.

Me të njëjtin premtim, ajo i ka marrë para 90 mijë euro dy personave që do të ndërtonin një resort në Voskopojë duke u premtuar një grant 2 mln euro. Kur granti nuk u fitua pasi as nuk ishte bërë aplikim në emër të tyre, ajo i ktheu ortakëve vetëm 20 mijë euro.

Një tjetër qytetar nga Korça sipas Prokurorisë së Korçës i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milion euro. Granti nuk u fitua dhe qytetari kërkoi ryshfetin mbrapsht për Viola Sterjo refuzoi duke i premtuar një grant 4.5 mln euro.

Lidhja me Veliajn

Përveç detyrës si punonjëse e AKSHI-t, Viola Sterjo ka qenë edhe ish-drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj. Më ketë të fundit, duket se ka pasur lidhje të ngushta.

Në një denoncim publik, deputeti demokrat Belind Këlliçi shprehet se mes të dyve ka një njohje të vjetër, që prej kohës kur militonin te “Lëvizja Mjaft”.

“Viola Sterjo, simboli i Bashkisë Tiranë. Dora e MJAFT-it, rrethi i Veliajt, shkollë korrupsioni. I cakton kryebashkiaku në pozicione strategjike për të kapur paranë publike. Zullumqarë. Ekip i denjë vetëm për qeli. Një gjykatë evropiane, e paintimiduar nga politika, do t’i kishte nxjerrë nga bashkia me pranga. S’do të kishin as mundësinë për të kandiduar”, shkruan Këlliçi krah një fotoje ku e pandehura pozon e buzëqeshur me Erion Veliajn.

Patronazhiste

Lidhjet shkojnë më tepër se kaq.

Sipas disa raportimeve mediatike, rezulton se Viola Sterjo u angazhua si patronazhiste në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke i shërbyer Partisë Socialiste në Tiranë, të drejtuar nga Erjon Veliaj.

Etiketa: AKSHIErion VeliajKryesore1Viola Sterjo

Lajme të lidhura

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!
Aktualitet

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

18:04 - 02/08/26
U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit
Aktualitet

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:27 - 02/08/26
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26
Para
VIDEO/ Terrorizohen banorët, plas automati në pallat në Burrel

VIDEO/ Terrorizohen banorët, plas automati në pallat në Burrel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!
Aktualitet

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

18:04 - 02/08/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat që janë zhvilluar në disa bashki të vendit kundër propozimit për...

Lexo më shumë
FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

17:58 - 02/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:27 - 02/08/26
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com