GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga “mosbindje civile”, opozita kalon në “bllokadë qytetare”/ Çfarë pritet nesër – Rrugët që do bllokohen

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga “mosbindje civile”, opozita kalon në “bllokadë qytetare”/ Çfarë pritet nesër – Rrugët që do bllokohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse protesta e kaluar kishte si kryefjalë të saj “mosbindjen civile”, këtë të martë opozita do të udhëhiqet nga ideja e “bllokadës qytetare”, një slogan i ri që Sali Berisha e ka shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Në protestën e radhës, tentohet paralizimi i lëvizjes në akset kryesore të vendit për të këmbëngulur tek qeveria teknike pa Edi Ramën, si parakusht për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Me ndryshimin e slloganit, Berisha i ka shpëtuar edhe kurthit të “mosbindjes civile”, që i kërkohej protestuesve, ndërkohë që lideri vetë e respektonte masën e sigurisë “arrest shtëpie” që i ka caktuar SPAK.

Bashkë me idenë e bllokadës qytetare, në posterin e publikuar në rrjetet sociale janë shënuar edhe kryqëzimet që duket se të martën pas orës 17:00 do të paralizohen nga opozita dhe që janë:

  • Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
  • Rrethrrotullimi Milot
  • Rrethrrotullimi Shkozet
  • Rrethrrotullimi Bradashesh
  • Rrethrrotullimi Rrogozhinë
  • Rrethrrotullimi Levan

Protesta pritet të zgjasë për plot tre orë.

Në një konferencë online me gazetarët këtë të hënë, Sali Berisha u pyet edhe për protestën e së martës. Ai tha se kjo protestë nuk do t’i kthehet në bumerang opozitës pasi po luftohet pikërisht për të drejtat e çdo qytetari.

“Po luftojmë për të drejtat, dinjitetin dhe lirinë e çdo qytetari që beson te vota e lirë dhe funksionimi i ligjit e Kushtetutës,” deklaroi Berisha. Sipas tij, Shqipëria pa opozitë është një katastrofë, ndërsa qeverinë e Edi Ramës e cilësoi si një regjim të urryer antishqiptar. Berisha përmendi statistikat e fundit të Eurostat-it, ku thuhet se nga viti 2014 deri në 2023, rreth 1.099.734 shqiptarë, si pasi tij, janë larguar nga vendi, shumica drejt vendeve të hapësirës Shengen. Ai theksoi se kjo shifër rritet nëse përfshihen edhe ata që kanë emigruar në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Lindjen e Mesme, duke e konsideruar këtë si një pasojë të drejtpërdrejtë të politikave qeveritare.

Etiketa: Kryesore1Opozitaproteste

Lajme të lidhura

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Para
Blushi: Rrëmbimi i Metës faktoi kapitullimin e Reformës në Drejtësi

Blushi: Rrëmbimi i Metës faktoi kapitullimin e Reformës në Drejtësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com