GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nga ndarja gjinore deri tek veshja e hijab, rregullat e reja për gratë afgane në universitet 

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga ndarja gjinore deri tek veshja e hijab, rregullat e reja për gratë afgane në universitet 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Talebanët kanë njoftuar se gratë në Afganistan do të lejohen të studiojnë në universitet vetëm në klasa të ndara sipas gjinisë dhe veshja islame do të jetë e detyrueshme, duke nxitur frikën se një aparteid gjinor do të imponohet në vend nën regjimin e ri.

Sipas Guardian, ministri i arsimit të lartë, Abdul Baqi Haqqani, parashtroi një sërë politikash që do të qeverisin qasjen e grave në arsimin e lartë në Afganistan.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Haqqani tha se gratë do të lejoheshin të vazhdonin arsimin e tyre universitar, por do të ishte e detyrueshme të mbanin një hijab. Ishte e paqartë nëse kjo nënkuptonte një shami apo fytyrat e grave do të duhej të mbuloheshin plotësisht.

Ndarja gjinore gjithashtu do të zbatohet në të gjitha universitetet, që do të thotë se burrat dhe gratë do të duhet të mësohen në klasa të veçanta.  Studentët femra gjithashtu do të lejohen të mësohen vetëm nga gratë. 

Haqqani tha gjithashtu se lëndët që mësohen në universitete do të rishikohen.

“Ne nuk do të lejojmë që djemtë dhe vajzat të studiojnë së bashku. Ne nuk do të lejojmë bashkë-edukim.”– tha Haqqani.

Politikat e reja arsimore shënojnë një largim domethënës nga mënyra se si universitetet funksiononin më parë. Para rënies së Kabulit në duart e talebanëve më 15 gusht, universitetet në të gjithë Afganistanin kishin qenë bashkë-edukative dhe gratë nuk duhej të përputheshin me asnjë kod veshjeje. 

Numri i studenteve femra në arsimin e mëtejshëm kishte arritur nivele rekord dhe institucionet si Universiteti Herat dhe Universiteti Ghalib në Kabul kishin më shumë studente femra sesa meshkuj.

Lajme të lidhura

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!
Botë

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Botë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

09:49 - 13/11/26
Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Para
Varianti “Delta” i COVID-19, ja çfarë duhet të dini dhe si duhet të mbroheni

COVID-19 në Greqi, 28 viktima dhe 1.319 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

TË FUNDIT

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo
Aktualitet

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

12:28 - 13/11/26

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva...

Lexo më shumë
Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26
Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

12:00 - 13/11/26
Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

11:56 - 13/11/26
Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

11:46 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com