GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nga ndërhyrja e familjes tek komentet, si erdhi fundi i lidhjes së Adriana Matoshit me të dashurin 19 vjet më të vogël

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga ndërhyrja e familjes tek komentet, si erdhi fundi i lidhjes së Adriana Matoshit me të dashurin 19 vjet më të vogël
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Adriana Matoshi dhe partneri i saj 19 vite më i vogël Keith Owen Groeneveld, një ndër dyshet më të përfolura për shkak të historisë së tyre të veçantë e për diferencën e moshës që ata kanë me njeri-tjetrin, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmi i ndarjes vjen pikërisht kur në media po përflitej për një shtatzëni të aktores.

Ndjekësit e dyshes kanë dyshuar se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshimet lindën pasi Adriana publikoi në rrjete sociale një foto të saj, ku barku dukej pak më i fryrë se zakonisht.

“Si shtatzënë po dukesh!”, shkruanin ndjekësit e saj. Adriana ka reaguar menjëherë dhe u ka dhënë fund dyshimeve. Ajo shpërndau në “Instagram” një postim, ku shkruhet: “Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!”.

E fill pas këtyre thashethemeve, vjen edhe lajmi se janë ndarë. E si për ta konfirmuar këtë ndarje, dyshja ka hequr njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale. Prej vitesh ata flisnin për një dashuri të madhe, që kapërcente gjithçka, madje edhe paragjykimet. Por në të vërtetë, nuk ka ndodhur kështu. Ka qenë pikërisht familja e futbollistit ajo që ka ndikuar te Keith për t’i dhënë fund këtij raporti, që duket se nuk është parë edhe me aq shumë simpati nga familja e tij.

Diferenca në moshë, angazhimi i Adrianës si nënë e divorcuar me 4 fëmijë, duket se është bërë shkak që familja e Keith mos ta pranojë këtë lidhje dhe të ndikojë te futbollisti, që pas disa konfliktesh, ka vendosur t’i japë fund raportit. Por duket se edhe për të afërmit dhe miqtë e Adrianës, kjo lidhje ka hasur në kundërshtime e paragjykime.

Vitin e shkuar, e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, ishte pikërisht i riu nga Afrika e Jugut ai që mendoi t’i bëjë një surprizë aktores, ku zbuluan ndër të tjera edhe detaje nga romanca e tyre. Keith tregoi se me Adrianën është njohur te lokali i saj dhe në momentin që e pa, “u detyrua” të mësojë se si flirtojnë djemtë shqiptarë.

Pavarësisht dashurisë, për aktoren, nënë e 4 fëmijëve, s’ka qenë e thjeshtë të përballet me paragjykimet e njerëzve.

“Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racistë. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith, kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën. Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese, herë ishin komplimentuese”, u shpreh Matoshi, e cila i referohet çmimit “Aktorja më e mirë” që fitoi në festivalin “Mostra de Valencia”, për rolin në filmin “Zana”, me regji të Antoneta Kastratit.

Keith po vijon karrierën e tij futbollistike në Belgjikë, ndërsa Adriana vijon me angazhimet e saj mes politikës dhe aktrimit, natyrisht edhe rolin e saj si nënë e katër fëmijëve.

Etiketa: Adriana Matoshicifti vogelndarje

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Kryemadhi paralajmëron rikthimin e Metës në krye të LSI: Nuk do të kandidojë për mandat të dytë

Kryemadhi paralajmëron rikthimin e Metës në krye të LSI: Nuk do të kandidojë për mandat të dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane në çështjen e Fredi Belerit,...

Lexo më shumë
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com