GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga ndërtimi i aeroporteve tek “Korridori Blu”, Rama liston përparësitë e mandatit të tretë

13:36 - 14/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga ndërtimi i aeroporteve tek “Korridori Blu”, Rama liston përparësitë e mandatit të tretë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha se jemi në fazën e fundit të finalizimit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online për njerëzit. Teksa është i pranishëm në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou, Rama u shpreh se  kjo gjë është shumë e rëndësishme pasi do të eliminohen korrupsionet e vogla që janë shqetësuese jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

“Kishim shumë shërbime që ishin online dhe mundësinë për të ndërvepruar me njerëzit. Tashmë jemi në fazën e fundit të finalizimit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online për njerëzit. Kështu duam të kalojmë në një fazë duke mbyllur zyrat e shërbimit në vend pasi çdo zyrë shërbimi është në xhepat tonë. Kjo është shumë e rëndësishme pasi do të eliminohen korrupsionet e vogla që janë shqetësuese jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon”- u shpreh kryeministri.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal Rama tha se na duhet një vizion e zgjidhje të përbashkëta duke përmendur këtu nevojën për të pasur një politikë të përbashkët energjetike

“Mendoj që sa më shumë të bëjmë në shtete tona, në rajon, kjo ka kufizimet e veta. Na duhet bashkëpunimi rajonal, vizion e zgjidhje të përbashkëta. Shpresoj që ky do të bëhet rrugëtimi i natyrshëm i Ballkanit për të patur sinergji mes qeverive. Është një shans i madh që të kemi një politikë të përbashkët energjetike për të qenë në gjendje të eksportojmë energjinë në mënyra të ndryshme. Kjo është shumë e mundur”- u shpreh Rama.

Ish-kryeministri Papandreou, ka vlerësuar Ramën për ndërtimin e sistemit online të marrjes së shërbimeve.

“Kjo është një fushë e rëndësishme. Ju keni luftuar për transparencë”– u shpreh ai

I pyetur nga ish-kryeministri Papandreou, se cilat janë përparësitë kryesore në vitet në vijim të mandatit, Rama ka përmendur fusha si turizmi, energjetika, bujqësia dhe teknologjia. Rama tha se  jemi në proces për ndërtimin e parqeve më të mëdha të energjisë diellore në Ballkan, po ashtu edhe ndërtimin e aeroportit të tretë ndërkombëtar në Vlorë. Rama përmendi edhe ndërtimin e “Korridorit Blu” për të cilin tha se është hapur gara e dytë pasi e para nuk pati sukses.

“Sa i përket energjisë ne kemi një potencial shumë të madh  pasi prodhimi ynë mbështetet tek energjia hidrike.  parqet më të mëdha të energjisë diellore në Ballkan ndërsa kemi plane për të siguruar energjinë  nga era një projekt që do të nisë shumë shpejt. Kemi ecur edhe mirë me një projekt për ndërtimin e një dike në veri-lindje të Shqipërisë.  Praktikisht kjo do të përmbyllë këtë qark pasi do të shërbejë si një ekuilibrues i hidrocentraleve që kur të ketë shumë reshje kjo do të ndihmojë pasi ka shumë toka që përmbyten.  Ndërtimi i kësaj dige do të ndihmojë në këtë aspekt pasi do të ruajë rezervat që të përdoren kur të kemi nevojë. Do të kemi mundësinë që të bëhemi eksportues. Në turizëm ne shohim shumë potencial. Kjo vjen me rreziqe dhe tundime për të shkatërruar ndërkohë që do të zhvillosh. 

Ne po përpiqemi që të mbajmë zhvillimin nën kontroll duke gjetur zgjidhje të qëndrueshme.  Jemi në proces për ndërtimin e katër porteve turistike në vend. Deri tani nuk kemi asnjë. Do ta nisim me ndërtimin e portit të Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinit  që është destinacioni më i pëlqyer i kosovarëve. Ndërkohë kemi ndërtuar aeroportin e dytë në vend dhe do të nisim edhe ndërtimin e  aeroportit të tretë në Vlorë. Bujqësia e qëndrueshme. Kemi parë shumë që ka ndryshuar  por duam të arrijë edhe më tej. Kemi shkuar mbi 400 milionë eksporte, por duam të arrijmë mbi 1 milionë. Duam të ndërtojmë “Koridorin Blu” i cili ka kërkuar shumë kohë. Kjo është hallka që mungon, njerëzit që vijnë nga veriu mund të kalojnë në jug dhe të shkojnë në Greqi. Kjo do të niset shumë shpejt. Pjesa e teknologjisë, për të pasur një ecje përpara në aspektin e kodimit, mjediseve që ndihmojnë të rinjtë të hyjnë në këtë botë të re”- u shpreh Rama.

Etiketa: Edi Ramamandati i trete

Lajme të lidhura

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate
Breaking Views

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Para
Rama thumbon nga Athina: Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave

Rama thumbon nga Athina: Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave

TË FUNDIT

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26

Kombëtarja jonë ka hyrë në ditët e fundit para ndeshjes së parë “Play Off” kundër Polonisë, e planifikuar të luhet...

Lexo më shumë
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com