GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nga njohja në shkollë te lidhja me Tean/ Ja kush është dhëndri milioner i Monika Lubonjës (FOTO)

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga njohja në shkollë te lidhja me Tean/ Ja kush është dhëndri milioner i Monika Lubonjës (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditëlindja e Monika Lubonjës ka nxjerrë në pah disa marrëdhënie të reja mes ish-banorëve të shtëpisë më të famshme. Gjatë festës së ditëlindjes që ishte organizuar përveç mungesës së disa personazheve, vëmendjen më të madhe e mori vajza e Monikës, Tea.

Ajo është bërë një emër i njohur për publikun, pasi e ëma e përmendte shumë shpesh brenda “Big Brother Vip”. Por, përveç anës së karakterit, aktorja nuk ka folur asnjëherë për lidhjen e vajzës së saj. Është dashur festa e ditëlindjes për të zbuluar se Tea prej vitesh po jeton një histori dashurie.

Kjo vërtetohet më së miri në bazë të disa fotografive që po qarkullojnë në rrjet, në të cilat Tea duket me të dashurin duke u puthur.

Mësohet se partneri zyrtar i vajzës së aktores quhet Ermir Papadhimitri dhe në Tiranë është mjaft i njohur, si një ndër biznesmenët e ri më të suksesshëm.

Ermiri është inxhinier dhe prej 10 vitesh drejton një kompani dixhitale që merret me zhvillimin e faqeve të internetit, dizajn grafik dhe marketing. Zyrat e kompanisë janë në qendër të Tiranës dhe duket se ky biznes i siguron mundësinë e një jete të mirë partnerit të Teas.

Çifti është së bashku prej shumë vitesh dhe, mesa duket, lidhja e tyre tashmë po jetohet në distancë, pasi prej disa kohësh vajza e aktores është larguar në Gjermani ku jeton dhe punon.

Gjithashtu, bëhet me dije se të dy janë njohur në shkollë dhe për disa kohë kanë ndarë edhe karrierën me njëri-tjetrin përveç jetës personale.

Tashmë edhe pse larg, raporti i tyre nuk është lëkundur, duke na lënë të kuptojmë se kjo lidhje është konsoliduar dhe largësia për ta nuk është një problem. Një tjetër fakt që tregon se kjo lidhje është pranë zyrtarizimit është fakti se Ermiri ka qenë në festën e vjehrrës së tij.

Madje çifti nuk i ka kursyer puthjet pasiononte dhe përqafimet mes të pranishmëve. Prej kohësh familjet e Teas dhe Ermirit janë në dijeni të kësaj lidhjeje dhe e simpatizojnë marrëdhënien e krijuar nga dy të rinjtë.

Së fundmi, kujtojmë se në një intervistë të dhënë Monika e ka përshkruar të bijën si një person shumë strikt dhe e ka pikën e saj të dobët.

“Tea është fati im, është dielli që më ngroh pafund, është një vajzë që ia ka dalë vetë në jetë, që e vogël ka studiuar dhe ka kërkuar shumë nga jeta. Ardhja e saj është fat, të gjithë do të dëshironin ta kishin afër. Pika ime e dobët është dobësia për Tean dhe çdo gjë që ajo kërkon, unë ia plotësoj. Aq të kundërta sa mos e diskutojmë fare si temë. Ajo si ekonomiste, është shumë e kursyer, i diskuton gjërat dhe është më e prerë, më e kontrolluar. Unë nuk bashkohem në këto pika edhe vetë si natyrë, përpos profesionit që kam, nuk i shoh gjërat me imtësi, sepse nuk dalin asnjëherë po i pe me sy kaq strikt”.

 

Etiketa: FestelidhjeMonika LubonjaTEA LUBONJA

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Sherr mes dy personave në Elbasan, plagoset 41-vjeçari, autori tjetër shpallet në kërkim

Sarandë/ 43-vjeçari plagos me thikë të miturin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26

Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para deputetëve të Partisë...

Lexo më shumë
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com