GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga përplasja me deputetin te pritja me fjalimin e Duçes/ Çfarë nuk u pa nga vizita e Melonit në Lezhë

15:12 - 05/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga përplasja me deputetin te pritja me fjalimin e Duçes/ Çfarë nuk u pa nga vizita e Melonit në Lezhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vizita e kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri u shoqërua me momente jo fort të këndshme për udhëheqësen e Italisë.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Meloni zbarkoi në Rinas dhe më pas fluturoi me helikopter drejt Lezhës, për të mbërritur në qendrën që së shpejti do të presë refugjatët nga vendet e treta që kapen në ujërat e Mesdheut nga autoritetet italiane.

Pamje nga kampi në Gjadër

Vizitën në qendër e zhvilloi bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa hapja e dyerve të kampit në Gjadër zbuloi se struktura i ngjante një burgu të sigurisë së lartë. Për kryeministrin Edi Rama, në këtë aspekt nuk ka asgjë jashtë normales. “Po të ishte e ndërtuar e njëjta në BE, mund ta gjesh në çdo vend të BE, konsiderohet normal, këtu konsiderohet Guantanamo. Pse për cilën arsye”, tha ai në konferencën e përbashkët për mediat pas vizitës, me kryeministren italiane.

Në fjalimin e Ramës u vu re një retorikë e përsëritur lidhur me detyrimin moral sipas tij, të Shqipërisë ndaj Italisë, apo akuzat ndaj tij dhe qeverisë që drejton në emisionit “Report” në Rai3. Në këtë pikë, i erdhi në ndihmë edhe Meloni, e cila tha se sulmet në të vërtetë ishin për të dhe qeverinë e saj.

Pamje nga kampi në Gjadër

Meloni bëri me dije se qendra e emigrantëve në vendin tonë do të jetë funksionale nga 1 Gushti. Teksa bëri një rezyme të kostove nga qeveria italiane, u shpreh se me marrëveshjen me Shqipërinë që siç përllogariti do të shpenzohen 134 milionë në vit. Megjithatë, tha se trajtimi i emigrantëve në Shqipëri do i kushtojë shtetit italian më pak se në Itali. Në vendin fqinjë, Meloni është kritikuar veçanërisht për kostot e projektit, sidomos nga opozita.

Një përfaqësues i opozitës italiane, deputeti Riçardo Magi udhëtoi po ashtu në Lezhë dhe pati edhe një përplasje verbale me Melonin.

“Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksinojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, iu drejtua deputeti-Meolonit, teksa në duar mbante një pankartë, ku shkruhej: “Jo Guantanamos italiane”.

“Europa nuk i donte. Kemi sjellë legjislacioni europian këtu”, iu përgjigj Meloni.

Madje, deputeti i partisë Piu Europa, është gjakosur pas përplasjes me truprojat e kryeministres italiane.

Kritika për marrëveshjen në mënyrë demonstrative shfaqën edhe disa aktivistë, të cilët shpalosën një banderolë nga tarraca e një pallati përballë kampit.

Në banderolë ishte shënuar data e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, ndërsa në sfond dëgjohej një fjalim i Duçes.

Aktivistët u shoqëruan më pas nga policia.

Etiketa: Edi Ramagiorgia melonigjaderKryesore1Lezhëmarreveshja Rama-Meloni

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Pas Ballës dëshmon Rrumbullaku, Salianji-socialistëve: Hapni dyert për mediat, keni frikë nga e vërteta

Komisioni TIMS, Salianji: Jam llahtarisur nga paligjshmëritë, është cënuar siguria kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com