GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndahet nga jeta Fatos Nano/ Nuk mungojnë mesazhet nga presidenti dhe politikanët

17:15 - 31/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta nga politika shqiptare si majtas dhe djathtas.

Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

Ai vlerësoi rolin e liderit socialist Fatos Nano përgjatë tranzicionit të vendit, si dhe politikat reformiste e liberale që ai ndoqi përgjatë aktivizimit në politikën shqiptare.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator.  Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!”, shkroi Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

Ish-Presidenti Bamir Topi në reagimin e tij tha se vlerëson sjelljen Nanos me kundërshtarët politikë, ndërsa ka kujtuar një rast kur Nano sipas tij ka tejkaluar pozicionin politik dhe votoi Topin për president të vendit.

“Keqardhje për ndarjen nga jeta të z. Fatos Nano. Nano ishte një politikan qytetar, liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri. Sjellja e tij politike me kundërshtarët politikë ishte plot predispozicion për dialog e kompromis. Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President i Republikës, duke menjanur krizën politike e kushtetuese. U prehtë në paqen e përjetshme!”, shkruan Topi.

Nga radhët e demokratëve ka qenë deputeti Tritan Shehu, i cili përmes një mesazhi në rrjete sociale ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryesocialistit.

“Ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Z. Fatos Nano! Një humbje për familjen socialiste. Një humbje për politikën shqiptare. Ngushëllime familjes së tij, që e ndjen e përjeton më shumë se gjithë se kush këtë humbje. Bashkëpuntorëve në vite. Miqve e shokëve. Ngushëllime!”, shprehet Shehu.

Për deputetin Erion Braçe, Fatos Nano është njeriu që ribëri të majtën shqiptare.

“Fatos Nano, njeriu që ribëri të majtën shqiptare, u shua sapo! Pusho në paqe dhe faleminderit për gjithçka!”, shkruan Braçe.

Lajme të lidhura

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Përfaqësuesi i Ramës në Kushtetuese: Shkarkimin e Erion Veliajt e miratoi Prefekti i Tiranës…

Përfaqësuesi i Ramës në Kushtetuese: Shkarkimin e Erion Veliajt e miratoi Prefekti i Tiranës...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Lexo më shumë
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com