GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga protestat te Qeveria teknike, Boçi zbardh skenarët e opozitës…

18:12 - 03/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skuadër apo skuadronet e vrasjes së votës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, u shpreh në favor të zhvillimit të protestave, jo thjesht të organizuara nga politika, por edhe nga grupet e interesit.

Në këtë kuadër Boçi tha se duhen mbështetur stuidentët kur protestojnë, sikundër duhet të protestojnë edhe bizneset.

Sipas ish-deputeti, pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë është e madhe, por temperaturat në rritje mund të testohen përmes protestave.

“Protesta ka qenë pjesë e axhendës sonë politike, pakënaqësia është e madhe, ndjeshmëria për protestën është një temperaturë që duhet matur në publik. Roli që kanë universitetet në shoqëri dhe sidomos në rajone të caktuara, është i pazëvendësueshëm.

Në Shqipëri po ndodh fenomeni i humbjes së identitetit të qyteteve tona. Nuk është folur asnjëherë për të rinjtë që imigrojnë nga qytetet e tyre në drejtim të metropolit. Protestat rrisin besimin, shfaqin alternativat dhe nxisin shoqërinë të reagojë ndaj sistemit. Duhen protesta gjigante, nga studentët, nuk kanë të ardhme po ikin. Duhen protesta nga biznesi. Taksohet puna e një profesionisti dhe nuk taksohet kapitali”, tha ai.

Nga studio e MCN Live, ai shtoi se nëse thuhet se duhet Kod Zgjedhor, tregon se vullneti i votuesve nuk numërohet.

Boçi tha se sot jemi në krizë të sistemit demokratik dhe në krizë të votës dhe se çështja e protestës është kundërshtimi i sistemit të deformuar. Sipas tij, protestat e kanë objektivin e qartë që është rritje besimi dhe se sot ka një person që e ka kapur sistemin dhe vepron sipas interesave të tij.

“Largim, qeveri teknike, reformim i sistemit zgjedhor që të ketë garim në kushte të barabarta. Me një status juridik të përcaktuar të opozitës. E mira e përbashkët e shqiptarëve është që të dalin në protestë. Duhet garantuar sistemi i vlerave me një garë të barabartë. Qeveria teknike është një qeveri apolitike, që do mbajë qëndrime të baraslarguara nga interesi i forcave politike dhe se objektivin kryesor do të ketë realizimin e zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Sipas Boçit, përjashtimi i deputetëve nga Lulzim Basha është i pakuptimtë, pasi deputetët nuk mund të hiqen nga grupi jashtë vullnetit të tyre pasi bazohet në Kushtetutë.

Në këtë linjë, ai shtoi se partia nuk mund të deformojë vullnetin e deputetit dhe se ai ka lirinë e veprimit të tij dhe duhet të bëjë detyrën ndaj zgjedhësve dhe jo të dalin të tjerë në mes të deputetit dhe zgjedhësit.

“Vendimet e Bashës nuk kanë qenë koherente, dorëheqja pa dorëheqje që bëri, mos pjesëmarrja në zgjedhje etj. Ka pasur momente që mund të kishte vendimmarrje më dobiprurëse, pasi ka marrë kundërshtim nga opinioni dhe masa e demokratëve”, tha Boçi.

Etiketa: Bociprotestaqeveria

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Para
Korrupsioni në ministrinë e Shëndetësisë, edhe dy persona në pranga

Akuza për korrupsion, Gjykata e Lartë merr vendim për vartëset e Manastirliut

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com