GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga qelia në spital/ Shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën, ‘Strategjikun’ që porosiste vrasje

13:42 - 11/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Ka punuar mirë k*pili’, pas vrasjes së Gjin Ndojit, biznesmeni Gjoka  i kërkon informacion policit në Shkodër: Dora e kujt duket?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtyhet për të tretën herë seanca paraprake për dosjen “Metamorfoza”. Shkak për shtyrjen e kësaj seance gjyqësore u bë mungesa e Pëllumb Gjokës, për të cilin gjykata u vendos në dijeni se ndodhet në spital për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore. Seanca e radhës së dosjes ‘Metamorfoza’ u caktua më datë 18 korrik, ora 11:00.

Avokatët thanë se Gjoka ka thyer këmbën si dhe ka paraqitur probleme me zemrën, konkretisht me aritminë, problem i cili sipas avokatit, ka penguar atë të kryejë operacionin e këmbës në një spital privat. Në GJKKO u paraqit një avokat italian, i cili kërkoi të ishte i pranishëm, ndërkohë që nuk u lejua për shkak se është seancë paraprake. Avokati italian erdhi për të monitoruar procesin, pasi pretendoi se një studio në Itali dhe një tjetër në Britaninë e Madhe po përgatiten ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

Pëllumb Gjoka, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.

Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin e investitorit strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave.

Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Etiketa: pellumb gjoka

Lajme të lidhura

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Para
Shtyhet procesi gjyqësor ndaj biznesmenit Rezart Taçi

Mashtrimi me TVSH-në, shkon për gjykim dosja ndaj Rezart Taçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com