GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Rama te Berisha e Basha, ja ç’thotë Topi për lëvizjet politike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Me Berishën u ndamë më 21 janar”, Topi: Basha po dizenjon fundin e tij politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Presidenti Bamir Topi, në një intervistë të fundit për News24, shprehet se Edi Rama dhe Sali Berisha janë arkitektët e shkatërrimit të demokracisë në vend, ndërsa Lulzim Bashën e sheh në krye të një minorance të mjerueshme.

Për Topin bashkimi i grupimit të Gazment Bardhit me atë të Sali Berishës i shërben këtij të fundit, por nuk prodhon asgjë.

Në kushte të tilla, Topi thotë se kjo vërtet është një lëvizje politike, por nuk do të thotë se A+B sjell

“Opozita është në kohë dhe hapësirë e pa rikonstruktuar. Ndonjëherë më mirë pa një opozitë, sesa një opozitë që çorodit edhe mediat e ekuilibruara.

Ka vende që s’kanë opozitë, por zëra në shoqëri, siç kemi qenë ne në vitet ’90. Po frenohet në mënyrë të dhunshme lindja e rotacioneve në Shqipëri dhe kjo ndodh prej vitesh. Nuk ka ndodhur asgjë në opozitë, nuk ka vullnet.

Shoh që e konsiderojnë diçka të madhe atë që po ndodh, por asgjë s’po ndodh, bëhet fjalë për bashkimin e grupeve të Bardhit me Berishën. Sot nuk ka koshiencë politike, por instinkt politik i ruajtjes së karrierës.

Bardhi shiti alibinë e bashkimit. Për një person që është në politikë, a ka koherencë politike për deklaratat e tyre? Kjo është arsyeja pse ka instinkt dhe jo koshiencë.

Ngrysesh ndryshe dhe gdhihesh ndryshe. a sjell me atë akt bashkimi? Asgjë, çështja është te morali politik. Kjo është një lëvizje politike, ku jo domosdoshmërisht A+B sjell C.

Kjo lëvizje i shërben vetëm Berishës. Sot është në pozicionin që merr dhe aleatin më të fortë të Bashës, duke e lënë atë në minorancë”, u shpreh Topi.

I pyetur për pozitën e Lulzim Bashës, ai tha se e sheh në tentativë për rikthim, por në vështirësi të mëdha, që i vijnë nga vetvetja, duke iu referuar dhe mosmarrjen pjesë në zgjedhjet e 24-shtatorit për Bashkinë Kukës, ku PD zyrtare nuk do të kandidojë.

“Për disa gjëra jam i kursyer, për të mos i thënë në publik. Bashën e shoh në tentativë për rikthim, por në vështirësi të mëdha, që i vijnë nga vetvetja. Sot nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale në Kukës.

Të gjithë kanë filluar të kuptojnë diçka. Vërtetë është PD zyrtare, por është një minorancë e mjerueshme. Unë gjithsesi, mbështetjen për Berishën nuk do e jepja kurrë.

E them vazhdimisht se njerëzit e harrojnë, apo bëjnë sikur e harrojnë. Është ai dhe Rama arkitekti i shkatërrimit të demokracisë. Njeriu më i pa interesuar për të ndryshuar sistemin politik nuk është Rama, por Berisha. Ky vend mund të kthehet në monizëm. Duhen gjetur arsyet e vërteta të shkatërrimit të sistemit politik në Shqipëri.

Duhet theksuar se aksioni politik është tjetër gjë dhe ëndrra për t’u bërë kryeministër është tjetër gjë. Me 10 deputetë, për atë s’duhet të ketë gjumë më. Është unaza e fundit e ciklit”, tha ish-presidenti.

Etiketa: BASHAberishaRamaTopi

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Krahu i punës pengoi turizmin! Problem edhe furnizimi me ujë…

Krahu i punës pengoi turizmin! Problem edhe furnizimi me ujë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com