GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga Rama te Kodheli dhe Bregu/ Emrat e hedhur në zarfet për kandidatët për president

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhja e presidentit të ri, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, çfarë pritet të ndodhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Plotë  64 emra janë hedhur në zarfet për kandidatët për president. Propozimet me shënimin e emrave në zarfeve ishte një risi dhe këtë vit u për herë të parë. Sigurisht që të gjithë jemi kurjozë të dimë se cilët janë propozimet e bëra nga secili deputet.  Sot bëhet gati një muaj nga koha kur zarfet me propozime u administruan por asnjëherë nuk u bënë publik preferencat e deputetëve socialist.

Ndërkohë, burime nga brenda burime brenda në PS në dijeni të dokumentit përmbledhës të propozimeve, tregojnë se deputetët socialist kanë habitur me propozimet e tyre. Bëhet me dije se, disa deputetë kanë propozuar Edi Ramën për të qenë ai pasardhësi i ish mikut të tij tashmë armik, Ilir Meta. Ndërsa theksohet se, figura më e votuar është Mimi Kodheli aktualisht kryetare komisionit për politikën e jashtme, një ish bashkëpunëtore e hershme e Ramës, kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës e më pas në mandatin e parë të qeverisë Rama ministre e Mbrojtjes.

Zonja Kodheli u vendos e 21-ta në listët e kandidatëve të Tiranës në zgjedhjet e 2021 duke mos fituar por lënia e mandatit nga  Najada Çomo e riktheu atë në parlament. Si preferencë të dytë më e votuar deputetët socialist dëshironin të shikonin në presidencë kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla, ish ministre e Arsimit e cila si drejtuese politike e partisë qetësoi acarimet e përçarjet e socialistëve të Lezhës. Dy nga 74 deputetët socialist, kanë propozuar për president kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Deputetët socialist kanë propozuar edhe emra nga rradhët e opozitës. Njëra prej tyre ish ministrja demokrate e Integrimit Europian, Majlinda Bregu e cila aktualisht është sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Deklarimet e shpeshta se ka ardhur koha për një presidente grua, janë reflektuar edhe në propozimet e socialistëve. Kështu nga të dhënat e deri më tanishme duket se në vijim do të kemi një presidente grua.

 

 

 

Etiketa: kandidateKryesore1Presidentpropozimezarfe

Lajme të lidhura

“Diaspora nuk ia fal krimet Ramës”/ Protestuesi nga Roma: Nuk do lejojmë hajdutët të bëjnë pazare me shqiptarët
Aktualitet

“Diaspora nuk ia fal krimet Ramës”/ Protestuesi nga Roma: Nuk do lejojmë hajdutët të bëjnë pazare me shqiptarët

20:46 - 12/09/26
Emigrantja: Komunizmi më mori rininë, mos ia lejoni Ramës të njëjtën gjë
Aktualitet

Emigrantja: Komunizmi më mori rininë, mos ia lejoni Ramës të njëjtën gjë

20:27 - 12/09/26
“Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë” – Emigranti mesazh socialistëve: Mos e votoni më Edi Ramën!
Aktualitet

“Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë” – Emigranti mesazh socialistëve: Mos e votoni më Edi Ramën!

20:04 - 12/09/26
Para
Nata e parë/ Ja kush janë tre prezantuesit e Eurovizionit (FOTO)

Nata e parë/ Ja kush janë tre prezantuesit e Eurovizionit (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Diaspora nuk ia fal krimet Ramës”/ Protestuesi nga Roma: Nuk do lejojmë hajdutët të bëjnë pazare me shqiptarët
Aktualitet

“Diaspora nuk ia fal krimet Ramës”/ Protestuesi nga Roma: Nuk do lejojmë hajdutët të bëjnë pazare me shqiptarët

20:46 - 12/09/26

Një nga protestuesit në ditën e 105 deklaroi se diaspora nuk ia fal krimet Ramës që ka bërë kundër popullit...

Lexo më shumë
U arrestua në Athinë/ Identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje, i gjenden 2 milionë euro në banesë

U arrestua në Athinë/ Identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje, i gjenden 2 milionë euro në banesë

20:39 - 12/09/26
Emigrantja: Komunizmi më mori rininë, mos ia lejoni Ramës të njëjtën gjë

Emigrantja: Komunizmi më mori rininë, mos ia lejoni Ramës të njëjtën gjë

20:27 - 12/09/26
“Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë” – Emigranti mesazh socialistëve: Mos e votoni më Edi Ramën!

“Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë” – Emigranti mesazh socialistëve: Mos e votoni më Edi Ramën!

20:04 - 12/09/26
“Diaspora është me ne” – Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Sheshi i ka bërë shqiptarët bashkë, Edi Rama jep dorëheqjen!

“Diaspora është me ne” – Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Sheshi i ka bërë shqiptarët bashkë, Edi Rama jep dorëheqjen!

19:52 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com