GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga ribërja e zgjedhjeve në Rrogozhinë te hapja e PD, Berisha flet “pa doreza”/ “Basha donte koalicion me Ramën”

19:03 - 15/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
PS kryeson bindshëm, Berisha ‘mposht’ Bashën/ Ja rezultatet deri në orën 06:00
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha, në studion e Syri Tv, akuzoi Lulzim Bashën se pas zgjedhjeve të 2021 kërkonte më shumë koalicionin me Edi Ramën se sa të denonconte manipulimin zgjedhor.

Berisha tha se Rama i bleu zgjedhjet në 2021, por Basha nuk invalidizoi procesin.

“Në këto zgjedhje ndodhi blerje e hapur me vendime qeverie. Pse të tjerët janë të mërzitur dhe unë ju jap të drejtë. Kjo ndodhi në një shkallë që përcaktoi rezultatin në zgjedhje.

Kjo që ndodhi në zgjedhje e bëri të pavërtetë fitoren e Edi Ramës. Nga thesari i shtetit kishim faturat, emër mbiemër të 4800 familjeve të rrethit Durrës, Krujë, Kavajë, Lezhë dhe një pjesë Tiranë, të cilat morën nga thesari vetëm në muajin prill 93 mln euro, kurse në mars-prill 130 mln euro. Kjo mjaftoi për të blerë disa mandate.

Basha doli e tha, një masakër elektorale. U ula me të dhe i shpjegova të gjithë rrugën që kisha ndjekur në 2001 për ti invalidizuar zgjedhjet. Ai, po, po dhe harroi këto, filloi procesin e analizës në parti, votëbesim dhe të gjitha, sepse ai kishte ndërmend të bënte koalicion”, tha Berisha.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, kreu demokrat u shpreh se po bëjmë gjithçka dhe çdo ditë për të identifikuar sa të mundemi më shumë ndërhyrjet që janë bërë, për të ua paraqitur qytetarëve dhe PD-ja do të bëjë analizën e vet, do të bëjë gjithçka për të përmirësuar dhe gjetur gabimet e veta.

“Por të jemi të sinqertë, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

Ky me këtë mekanizëm që përdori, në zgjedhjet e ardhshme nuk jep 50 mijë, por 100 mijë, rrogat dhe i bën të gjitha këto. Por unë ju garantoj ju, në zgjedhjet e ardhshme në 100 mandatet që ti fiksojë ai për të marrë, suksesin me këto mekanizma nuk do ta ketë kurrë më të vogël se 85%, sepse ti nuk mund të arrish kulmin e perfomancës në çdo zonë dhe vend. Ai ka gjetur mekanizmin, paratë, bandat, terrorizëm’, tha Berisha

Në vijim Berisha theksoi se bashkëpunimi kriminal Rama-Doshi kishin si synim blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Berisha u shpreh se PD do të kalojë nëpërmjet një procesi analize të thellë dhe do të nisë një hapje gjithëpërfshirëse ku do të afrohen figura të spikatura në të gjitha fushat kryesore të shoqërisë.

“Në krah të Bashës u kam thënë medieve kurrë mos thuaj kurrë kur më pyeti gazetari se a kë në mendje që të kandidosh. Partia Demokratike do të bëjë një analizë të fortë, një hapje të sigurt ndaj figurave të reja, personaliteteve dhe elitës. Kjo do të thotë një konsolidim i organizimit në çdo qelizë të saj, do të ketë një shtim i radhëve me anëtarë të rinj”, tha Berisha.

Duke komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha u shpreh se, me këtë vendim iu mohua mandati kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

“Defakto ju mohua mandati atij që i takonte me këtë vendim, sepse diferencën aty e bënte kutia e burgut, qendra e votimit në të cilin ishte ngritur pa asnjë vendim ligjor, të bazuar në ligjin dhe rregullat e ngritjes së qendrave të votimit.

Ngritja e kësaj qendre votimi u bë me bashkëpunimin mes kriminelit elektoral Ulsi Manja dhe kriminelit tjetër elektoral drejtorit të burgut, që është vjehrri i kandidatit të Rrogozhinës.  Ky burg, 5 ditë përpara ka pasur gjithsej 2 të burgosur dhe u mbush me transferime brenda javës që të krijohej diferenca.

Në këtë kontekst çdo gjykatë e paanshme do të kishte vetëm një vendim, qendra e votimit është e paligjshme dhe nuk mund të përllogaritet se përndryshe hajde vendosim kutitë në rrugë dhe të votojmë. Ekzistojnë rregulla ligjore për ngritjen e qendrave të votimit”, tha Berisha.

Etiketa: BASHAberishaKryesore1RamaZgjedhje

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Morata pranë rinovimit por sauditët po e joshin shumë, ja mega-oferta për spanjollin

Morata pranë rinovimit por sauditët po e joshin shumë, ja mega-oferta për spanjollin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com