GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga Rrahman Rraja te Kasëm Mahmutaj, deputetët më pak efektivë/ Tabaku dhe Braçe më efektivët

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Rrahman Rraja te Kasëm Mahmutaj, deputetët më pak efektivë/ Tabaku dhe Braçe më efektivët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar të kësaj legjislature, Instituti i Studimeve Politike ka publikuar raportin për sesionin që lamë pas.

Në këtë raport në vlerësimin që është bërë për deputetët, ISP-ja ka analizuar edhe faktin se deputetët i janë referuar rendit të ditës për të folur apo e kanë pasur për konsum politik. Sipas këtij raporti, dy deputetët më efektivë në jetën parlamentare janë Jorida Tabaku nga Partia Demokratike dhe Erion Braçe nga mazhoranca.

Tabaku vlerësohet me 75.9 pikë nga 100 të mundshme, ndërsa Erion Braçe me 75.7 pikë. “Njësoj si në sesionin e kaluar parlamentar dy deputetët me nivelin më të lartë të angazhimit dhe efektivitetit parlamentar u rikonfirmuan Jorida Tabaku (PD) dhe Erion Braçe (PS).

Tabaku ka më shumë angazhime në debatet parlamentare dhe drejtoi komisionin kryesor hetimor, Braçe ka nivel të lartë angazhimi në aktivitetet parlamentare në tërësi. Po ashtu, nga deputetët e tjerë më cilësorë ruhet gati i njëjti vlerësim me dallime të vogla në renditje. Bujar Leskaj (PD), Ina Zhupa (PD), Petrit Vasili (LSI), dy drejtuesit e grupeve parlamentare Balla e Alibeaj, etj., janë ndër deputetët me nivelin më të lartë të angazhimit parlamentar”, thuhet në raportin e ISP-së, ndërsa lista vijon me deputetët më efektivë me Bujar Leskajn, Ina Zhupën, Dashnor Sulën, Taulant Ballën Klotilda Bushkën etj.

Ndërkohë në listën e deputetëve më pak efektivë renditen deputeti i Partisë së Lirisë Agron Çela, deputeti demokrat Alfred Rushaj etj. Në analizën e bërë nga ISP-ja thuhet se janë të njëjtët deputet që kanë qenë në këto kuota edhe më parë. “Ka edhe politikanë të njohur, kryesisht nga opozita, të cilët kanë pasur nivel minimal angazhimi parlamentar, ndoshta nga synimi i tyre për të qëndruar të tërhequr nga zhvillimet politike, për shkak të klimës së tensionuar brenda saj ose dhe vështirësive për të përballuar presionin ose pendimin për hyrjen në politikë”, thuhet në raportin e ISP-së.

SUKSESET DHE PROBLEMATIKAT

Në vijim të raportit, ISPja rendit si sukses zhvillimin e komisionit hetimor për inceneratorët. “Arritja më e rëndësishme e këtij sesioni në aspektin e komisioneve hetimore ishte komisioni për inceneratorët. Komisioni ka zhvilluar 19 seanca dëgjimore dhe mori në pyetje një numër të madh zyrtarësh të lartë, përfshirë Kryeministrin dhe disa kryetarë bashkish. Punimet e komisionit u pasqyruan gjerësisht nga media, publiku tregoi interes të madh, dëshmitë sollën të dhëna me interes hetimor nga SPAK-u dhe pavarësisht se nuk pati dakordësi në raportin e Komisionit, praktika e tij mbetet një arritje domethënëse dhe një ilustrim se si ushtrohet hetimi dhe kontrolli parlamentar nga pakica politike”, thuhet në raport. Por, vlerësohet si negativ fenomeni i mospjesëmarrjes së deputetëve në debate parlamentare. Raporti evidenton se në debate të rëndësishme kanë qenë jo më shumë se 8 apo 12 deputetë në sallë.

“Sesioni i fundit parlamentar shënoi rekordin e rënies drastike të pjesëmarrjes së deputetëve në debatet parlamentare. Të dhëna të vazhdueshme të ISP-së dhe të medias dëshmuan raste të shumta kur edhe në debate të rëndësishme politike në Parlament nuk ndodheshin më shumë se 8-12 deputetë, shifra më e ulët historike në parlamentarizmin shqiptar. Në tërësi folësit nuk munguan dhe nuk hoqën dorë nga diskutimet, por auditori përpara tyre ishte kryesisht pa kolegë që dëgjonin.

Rënia e interesit për prezencë në debate lidhet sa me rënien e rëndësisë së debatit parlamentar dhe çështjeve që diskutohen, mungesën e rregullave detyruese nga grupet dhe parlamenti, ashtu edhe me faktin se transmetimi televiziv dhe online nuk i jep vëmendje deputetëve të pranishëm, pra e bën të parëndësishme prezencën e tyre. Nga monitorimi i mbledhjeve të Byrosë dhe Konferencës së Kryetarëve nuk pati raste kur drejtuesit e Kuvendit dhe të grupeve ta kenë ngritur si shqetësim këtë fenomen, ndërkohë që në raportimet e medias pati rritje të zërave kritikë dhe apeleve për një sjellje të re më të përgjegjshme të parlamentit në raport me aktivitetin parlamentar”, thuhet në raportin e ISP-së./Panorama

 

Etiketa: BraceTabaku

Lajme të lidhura

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real
Breaking Views

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës
Aktualitet

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26
Para
Drejtonte makinën nën efektin e drogës, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Drejtonte makinën nën efektin e drogës, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com