GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Ruçi te Veliaj/ Shteti në terren për vota, Rama cakton zonat

19:02 - 07/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Partia Socialiste mbledh Kongresin më 8 Dhjetor, zbardhet axhenda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më të rinjtë kanë nisur bisedat e Shën Valentinit këtë periudhë. Për fermerët është ajo pjesë e stinës kur plehërohet toka. Opozitarët janë në protestë. Ndërsa Edi Rama ka nisur punën për mandatin e katërt.

Sipas një dokumenti të brendshëm të Partisë Socialiste dhe të siguruar nga Lapsi.al ministrave të qeverisë, zv-ministrave, deputetëve, kryetarit të bashkisë, drejtorëve dhe drejtuesve të institucioneve kryesore në Tiranë u janë caktuar tashmë zonat për të punuar për zgjedhjet e 2025.

Kuptohet se disa ministra janë drejtues politikë në qytete të tjera. Dihet tashmë se Belinda Balluku është caktuar drejtuese politike në Dibër, Taulant Balla në Lushnjë dhe Elisa Spiropali në Shkodër. Të tjerët, si më poshtë, janë përqëndruar në Tiranë.

“Xhaketat e vjetra”
Bie në sy rikthimi i Gramoz Ruçit dhe Namik Dokles si dy koordinatorë të PS në zgjedhjet e ardhshme. Të dy kishin dalë në pension politik prej vitesh. Vendimi për t’i rikthyer mund të duket e panatyrshme për një politikan si Rama që në vijën e parë preferon djem dhe vajza, jo vetëm të rinj, por edhe të estetikisht të pëlqyeshëm.

Por kësaj radhe, rikthimi i “xhaketave të vjetra” si Ruçi dhe Dokle mund të ketë një efekt amortizues, për të gjithë ata socialistë “të llahtarisur” nga aferat e korrupsionit dhe luksi i jetës së “rilindasve”, që prej 10 vitesh janë ulur në postet më të lakmuara të qeverisjes.

Për këtë, Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle janë caktuar të punojnë në mënyrë simbolike në një zonë të njësisë nr.2 në Tiranë.

Nga dokumenti i brendshëm i Partisë Socialiste që disponon Lapsi.al bie në sy, përfshirja e Fatmir Xhafajt në mesin e koordinatorëve të Tiranës, që është caktuar për të punuar në njësinë nr.2 në Tiranë. Edhe pse ka pasur fërkime të forta, Rama e ka kuptuar se është koha për t’i lënë pas krahëve inatet e vjetra dhe ta lërë të punojë për të ish-ministrin e brendshëm. Në fund të fundit, Xhafaj tregoi se mund të zgjidhej deputet edhe duke thyer herësin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nuk ndodh kështu me Pandeli Majkon, të cilin Rama nuk e ka përfshirë në mesin e koordinatorëve të Tiranës.

Partia nuk e ka harruar Mimi Kodhelin. E mbetur pa asnjë post prej vitesh tashmë, Kodheli duhet të ndjehet me fat që janë kujtuar për të duke e caktuar koordinatore diku larg, në fshatrat Gosë dhe Lekaj të Kavajës.

Një ish tjetër të cilit Rama ia ka dhënë një shans është edhe Ditmir Bushati, që është ngarkuar të punojë në zonën nr.2 në Tiranë.

“Mishi i huaj në PS”
E vetmja ministre që nuk është ngarkuar të mbledhë vota në terren është Adea Pirdeni, e emëruar në detyrë pak kohë më parë. Të tjerët duhet të përshtaten nga jeta e burokracisë, tek ajo e partisë. Dhe këta janë shumë tashmë në qeveri.

Për shembull, Igli Hasani, ministri i ri i jashtëm do t’i duhet të dalë nga korridoret e diplomacië, të heqë kollaren dhe të gjejë gjuhën me banorët e Paskuqanit, aty ku e kanë caktuar për të mbledhur vota.

Një lloj eksperience socializimi me banorët e Golemit do ta ketë edhe Ministri i Financave, Ervin Mete. Nuk dihet se çfarë e lidh Ogerta Manastirliun me Rrogozhinën, por kjo është zona ku e ka caktuar partia ministren e Arsimit dhe të Sportit.

Nuk kish si të mungonte në listën e koordinatorëve të PS për zgjedhjet edhe Blendi Gonxhe që i kanë caktuar dy zona për t’u marrë. Një në njësinë nr.4 dhe një tjetër në njësinë nr.5 në zonën e ish-bllokut.

Më e pamëshirshme është treguar partia me Albana Koçiun, që është ngarkuar me një zonë në njësinë nr.2, një zonë në Ndroq dhe një tjetër në Kavajë. Kush kujton se nuk mbahen dy kunguj në një sqetull, duhet të shohë nga ministrja e shëndetësisë që në këtë rast po mban tre.

Një zonë në lagjen 1 ia kanë ngarkuar edhe Delina Ibrahimajt, ministre e shtetit për sipërmarrjen, por edhe kjo duket më shumë simbolike. Edhe pse ka vite tashmë në qeveri, Bora Muzhaqi nuk është shquar për krijimin e lidhjeve të forta me socialistët, ndaj edhe asaj i është caktuar një zonë në njësinë nr.9 sa për të larë gojën.

Në terren ka dalë edhe kryenegociatorja me Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, së cilës i është ngarkuar mbi supe të punojë për një zonë në njësinë nr.1 në Tiranë. Nuk mungon as ai që socialistët e konsiderojnë një ekspert të sondazheve dhe të përpunimit të të dhënave në zgjedhjes, si Arbian Mazniku, aktualisht ministër për pushtetin vendor. Maznikut do t’i duhet të punojë për të mbledhur votat e banorëve të Kasharit.

Erjon Veliaj në Kavajë
4 vite më parë, Erjon Veliaj u caktua drejtues politik për Tiranën. Me peshën e aferës së inceneratorit mbi supe, nuk dihet nëse do ta ketë sërish këtë pozicion. Megjithatë interesante është që Rama e ka dërguar si koordinator në një zonë të vështirë, si ajo e Kavajës, ku socialistët humbën në 14 Maj.

Pavarësisht përuljes dhe servilizmit që Veliaj shfaq rregullisht ndaj Ramës dallohet një lloj kënaqësie perverse për ta caktuar atë në një bastion demokratësh si Kavaja, por edhe si një detyrë që e largon nga zyra e tij në bashkinë e Tiranës.

Hamendësime janë hedhur vazhdimisht për ekuacionin Rama-Veliaj, megjithatë kush ka pritur ndonjë shenjë tjetër veç servilizmit në sjelljen e Veliajt ka dalë përherë i zhgënjyer. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhë marrëdhënia mes tyre deri në zgjedhjet e ardhshme.

Drejtorët e administratës
Në listë nuk mungojnë as drejtorët e mëdhenj të administratës, elefantë të aferave dhe të akuzave për korrupsion.

Në përshtypje të parë emra si Gent Gazheli, Admir Abrija, Afrim Qendro, Artan Lame etj janë nivel më i ulët politik se ministrat apo deputetët. Ndoshta nuk i thonë asgjë lexuesit të pavëmëndshëm të politikës, por në realitet këta janë njerëzit që kanë menaxhuar dhe menaxhojnë portofole të rënda në administratë.

Paratë që fitohen në dogana, tatime apo legalizime pronash janë një armë shumë e fuqishme në fushatë, që shpesh bëjnë diferencën në mbledhjen e votave përballë rivalëve politikë. Po ti shtosh këtu edhe ndikimin që kanë premtimet për rrogat në vendet e punës në administratë, dhënien e ndihmave sociale për familjet në nevojë, pagesat e kempit, shoqëruar nga orientimi i bizneseve të mëdha, duhet kuptuar se dokumenti i brendshëm që qarkullon në PS tregon se si i gjithë shteti pak nga pak do të marrë formën e një makinerie gjigande të mbledhjes së votave.

Shkopi me të cilin vinin kërcënimet për gjoba, taksa më të rënda dhe ndëshkime policore do të shndërrohet ngadalë në një karrotë me tolerancë, amnisti dhe përkëdhelje të tjera për qytetarët. Sigurisht, deri ditën e zgjedhjeve të 2025./Lapsi.al

Etiketa: Kryesore1ndarjeRamavotazona

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
VIDEO/ Gazi si fallxhor, i lexon dorën Rozës

VIDEO/ Gazi si fallxhor, i lexon dorën Rozës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com