GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Nga Saliu tek Yuri

11:53 - 13/05/22
në Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
Nga Saliu tek Yuri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Sokol Pepushaj

Yuri Kim e ka çare rrjetën e “Peshkut”. Secili shikon hajdutin në hallin e vet. Babloku po çapitet të zvogëloi sa të mundet  “dëmin”, pra kërkon të mbrojë “Peshqit” e Mëdhenj. Po tjetër të shkruash në Facebook e tjetër të fshehësh pasuritë e gjithë hajdutëve të 32 viteve.

Në Parlament, deputetët Gazmend Bardhi dhe Edmond Spaho, pasi kanë pirë kafe bashkë, janë zënë për pasuri po bashkë. Një vile në Gji të Lalzit, me vlerë 670 000 euro ka qenë sherri mes shokësh. Vila deri në 600 mijë euro në Gji të Lalzit apo Kodrën e Diellit, kanë thuajse tërë deputetët, qeveritarët, prokurorët, gjykatësit e deri pronarët e mediave  e shumë kolegë tanët, edhe pse janë pak të lexueshëm e idiotë. Prandaj, edhe pse dihet që kjo vile është e deputetit Edmond Spaho, të tëra mediat pyesin, e kujt duhet të jete?

Të gjithë shtiren,  sikur nuk i shohin krimet njerëzore dhe ekonomike, bëjnë sikur nuk e dinë se SPAK-un, Parlamentin, kriminelët, hajdutët, qeverinë, opozitën, 4 Klanet Mafioze, i dirigjon kapoja i njërit ndër 4 Klanet, të cilin e kanë “qëlluar” në një “betejë” e po lëngon në shtrat të vdekjes.

Prandaj bën këto që bën Sali Berisha.

Të gjithë shtiren sikur e sulmojnë, por të gjithë e mbrojnë.  I sigurojnë salla luksoze, para për veprimtari antiamerikane, i hapin studio televizive dhe e bëjnë dordolec për të trembur drejtësinë. Është apo jo kështu? Apo, edhe kështu edhe ashtu?

Ata që Yuri Kim i vlerëson se po përpiqen të vrasin shpresat e shqiptarëve, në fakt kanë marrë edhe “kazma” e “lopata”, “kazanë” mediatikë e qypa me flori vetëm që të prishin “rrugën” e vetme ku shqiptarët janë orientuar, drejt perëndimit.

Prandaj ata “punojnë” e populli urren.

Nga ky këndvështrim janë të “mirëkuptuar” kur bëjnë mashtruesin hajdutët. Në fakt, ambasadorja Yuri Kim, jo pa qellim, gërmoi në mitologjinë greke e solli simbolin e rendit e ligjit, Perëndeshën Themis me sytë e mbuluar me fasho.

Kjo “sirenë” i trembi këta.

U kapen si në valle, krah për krah, 4 Klanet. Secili hajdut, në secilën media, betohet se punon fort të kapë hajdutë e t’i dorëzojë tek drejtësia.

Po ç’po ndodh?

Sa më shumë hajdutë që kapen e të dorëzohen në daç tek SPAK-u i Arben Krajës në daç tek Arben Kraja i SPAK-ut, aq më saktë “qëllohet në shenjë” thuhet, e për çudi, aq më shumë i zgjatet jeta pushtetit hajdut.

Në Shqipëri kështu funksionon, nuk ndjek ligji hajdutë, por hajdutët e mbërthejnë ligjin, e shtypin e ja nxjerrin kokërdhokun e syrit, që të tremben, kush thoni ju, përveçse shtresa që shtrydhet si shami për t’i vjedhur edhe centin e fundit.

Që e kanë sakatuar me të vjedhur këtë vend Sali Berisha dhe Ilir Meta, kjo s’do diskutim. Kërkesa më minore e më madhore, më kanunore e më europiane e viktimave, është për t’u kthyer gjënë e vjedhur. Nëpër pasuritë miliona dollarëshe po zhgërryheshin Sali Berisha dhe Ilir Meta, kur shkoi dhe i kapi për veshësh Edi Rama i Qeverisë dhe i dorëzoi tek Arben Kraja i SPAK-ut.

U bë lajm i madh.

Një “Peshk” i Madh, trembi dy “Peshq” të Mëdhenj që u fshehën mes “Peshqve” të Mëdhenj në liqenin me emrin SPAK, të krijuar nga “Peshqit” e Mëdhenj . Kaq u desh dhe njerëzia nisi të çuçuritë. Disa llafosnin se tek Arben Kraja i SPAK-ut s’kanë shpresë, se aty rri individi “Peshk” për vete, por tek SPAK-u i Arben Krajës po, se aty është institucioni i drejtësisë, se aty bën roje, me non grata në dorë, ambasadorja amerikane Yuri Kim. Nuk është keq, nëse dëshira vizatohet si mundësi, e mundësia lidh sytë me fasho e kap “Peshk” në përmbushje dëshirash pa përmasa. Prandaj dikush shikon dritë andej nga errësira e fortë.

Këtu e ngul shkopin “magjik” Babloku.

Edi Rama është i paparashikueshëm si mashtrues, si hajdut ordiner, si antiamerikan. E di se popullit edhe bukën hiqja, por lajmin shpërndaja si batutë dhe merr mbështetje nga një shtresë budallenjësh që në kohë votimesh shiten me pak gjë.

Pas eleminimit të këngëtares Ronela Hajati në Eurovizion dhe dështimit të Sali Berishës për organizim antiamerikan përmes takimit falso Rama-Thaçi në Hagë, kërcen mbi mikrofon politikania Elisa Spiropali. Edhe Ronela edhe Elisa, bëjnë çmos, vetëm e vetëm t’i gicilojnë njerëzit në dobësinë e tyre.

Ronela me  Sekret” në grusht, edhe pse s’mbajti asgjë për vete, s’pati sukses, kurse Elisa, me  “Kap ç’të kapësh”, ka nëntë vite që numëron “kupa”.

Elisa s’ka konkurencë.

Nuk ka nevojë t’i shqyej shalët vetë, as t’u thotë të tjerëve, ja këtej janë viset e mija, sekretet e mija, ndjenjat e mija, dobësitë e mija, Shqipëria.

Ajo bashkëpunon me Taulant Ballën dhe japin lajmin, se kanë dërguar dosje të mëdha për “peshq” të Mëdhenj në SPAK, ndaj shqiptarët duhet të rrinë para ekranit për ngjarje të bukura, me hekura, me pasuri

Mos na bëj me hile Amerikë, kumbon gjithandej zëri i Fatmir Mediut, Orlando Rakipit, Arben Ahmetajt, Belinda Ballukut, Damian Gjiknurit, Flamur Nokës e shumë figurave si këto, që i kërkojnë SPAK-ut material për Sali Berishën dhe Ilir Metën, janë a nuk janë të pasur.

Nuk është sekret se Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Edi Rama, kanë dorëzuar dosje shumë të rënda në SPAK kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës, por tek qëllimi final, që si gjithmonë, është mashtrimi.

Po SPAK-u ç’thotë?

Normalisht, Arben Kraja ose gënjen, ose thotë të vërtetën. Asnjë dosje nuk kanë dorëzuar Elisa Spiropali e Taulant Balla për Saliun. Është radha të tregojnë vetë ata, kush gënjen.

Ani se gjithkush pret pranga për Sali Berishën e Ilir Metën, por SPAK-u, me sy mbyllur, bën be, se s’ka asnjë akuzë, asnjë dyshim se kanë futur duart në pasuri publike. Sa për vilat në Gji të Lalzit, Kodrën  e Diellit, Mullet, Surrel e gjithandej në bregdet e bjeshkë, s’janë të politikanëve e pushtetarëve, por të fshatarëve që shtiren si fukarenj.

Rrjeta e “Peshkut” që ka çarë Yuri Kim, ku një qyqar deputet ka vilë në shitje, flet qartë se hajdutët, antiamerikanët, kriminelët, janë bashkë, se SPAK-un dhe 4 Klanet Mafioze i drejton Sali Berisha.

Se po vrasin shpresa këta, s’kanë shanse. Këta po, po vrasin veten. Në atë rrugën ku bënin herë para marsh herë mbrapa kthehu, është vënë një STOP.  Rruga ku janë shqiptarët tashmë ka vetëm një sens, nga Saliu tek Yuri.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Në zgjedhje me Berishën?! Ja si përgjigjet Meta

Kosova aplikon në KE, Meta: Institucionet shqiptare të mobilizohen...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com