GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Nga se burojnë dhimbjet e kokës dhe si mund të menaxhohen

15:37 - 12/06/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga se burojnë dhimbjet e kokës dhe si mund të menaxhohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çdo ditë, 1 në 6 njerëz në planet përjeton dhimbje koke. Për gjysmën e tyre, dhimbjet janë aq të forta, sa që mund të konsiderohen si simptomë e sëmundjes kronike të migrenës. Dhimbjet e kokës mund të jenë të dhimbshme dhe paaftësuese. Disa njerëz përjetojnë dhimbje koke për shkak të stresit.

Por ato shkaktohen edhe nga përdorimi i tepërt i ilaçeve, siç janë për shembull qetësuesit. Një ekip studiuesish, ka kryer së fundmi një rishikim në shkallë të gjerë të disa qindra studimeve të mëparshme mbi dhimbjes së kokës. “Dhimbjet e kokës janë një çrregullim real dhe shumëi shpeshtë. Ato janë të përhapura kudo në botë, edhe pse mund të ketë dallime”- thotë Lars Jakob Stovner, profesor në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë.

Stovner dhe kolegët e tij identifikuan 357 artikuj studimorë të botuar midis viteve 1961–2020.Ato mbulonin vende dhe periudha të ndryshme kohore dhe ndryshonin në qasjet e tyre analitike. Megjithatë, ekipi hulumtues ishte në gjendje të analizonte të dhënat për të eksploruar prevalencën e çrregullimeve të dhimbjes së kokës në mbarë botën.

Rezultatet e publikuara në “The Journal of Headache and Pain”, tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë së botës ka një çrregullim aktiv të dhimbjes së kokës. Analizat e mëtejshme zbuluan se pak më pak se 16 për qind e njerëzve në mbarë botën kishin dhimbje koke në një moment të caktuar të ditës.

Ndërsa shumë nga studimet nuk raportuan lloje specifike të dhimbjes së kokës, ato sugjeruan se afro 7 për qind e popullsisë globale përjeton çdo ditë dhimbje migrenike, dhe gati 9 për qind përjetojnë dhimbje koke për shkak të luhatjes së tensionit.

Rishikimi i këtyre studimeve zbuloi se shpeshtësia e dhimbjeve të kokës ndryshonte sipas gjinisë. 17 për qind e grave vuajnë nga migrena në një vit të caktuar, krahasuar me 8.6 përqind të burrave. Dhimbja e kokës për 15 ose më shumë ditë në muaj, ishte shumë më e zakonshme tek gratë.

Stovner thotë se gjetjet e përgjithshme, janë në përputhje me vlerësimet e mëparshme të shpeshtësisë së dhimbjeve të kokës, duke përfshirë Studimin e Barrës Globale të Sëmundjeve. Stovner dhe kolegët e tij kishin zbuluar më herët, se migrena është shkaku kryesor i paaftësisë për njerëzit nën moshën 50 vjeç.

“Shumë dhimbje të tjera trupore shtohen ndërsa i afrohemi moshës së pensionit. Migrena dhe dhimbja e kokës, janë më të përhapurat në vitet më aktive të jetës sonë”- thotë Stovner, qëpunon gjithashtu edhe me Fushatën Globale kundër Dhimbjes së Kokës.

Ai shton se dhimbjet e kokës mund të kenë shkaqe të shumta, nga gjenetika e një individi tekstresi, problemet me gjumit dhe përdorimi i tepërt i ilaçeve. Stovner thekson se ekzistojnë shumë opsione për parandalimin e çrregullimeve të dhimbjes së kokës apo trajtimin e tyre kur shfaqen.

“Shqetësimet që vijnë nga dhimbja së kokës, duhet të merren seriozisht nga mjekët. Ne duhet ta informojmë publikun, vendimmarrësit dhe shërbimet shëndetësore për këtë problem të madh të shëndetit publik. Dhe duhet të ndërtojnë një sistem të mirë, që t’u garantojë qasje atyre që vuajnë nga këto sëmundje, një trajtim të mirë, si dhe njohuri që t’u japin mundësinëtë reduktojnë sa më shumë ndikimin negativ”– thotë ai./bota.al

Etiketa: Dhimbje kokeilace

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
VOA për Agim Kajmakun: Arrestimi i tij ka ndodhur javën e fundit të majit

VOA për Agim Kajmakun: Arrestimi i tij ka ndodhur javën e fundit të majit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com