GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga shitës këpucësh të përdorura në ekspert vrasjesh, kush është Nuredin Dumani që tronditi botën e krimit

21:11 - 20/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga shitës këpucësh të përdorura në ekspert vrasjesh, kush është Nuredin Dumani që tronditi botën e krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Ai është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer. Por, kush është Nuredin Dumani dhe cilat janë disa nga krimet që ka kryer?

I lindur në fshatin Selitshtë të Dibrës, 35-vjeçari Dumani me arsim 8-vjeçar, nga hajdut u ‘shndërrua’ në një ‘sipërmarrës’ të vrasjeve me pagesë. Nga dëshmia e tij pas bashkëpunimit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara. Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK-ut se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles kundrejt 100 mijë eurove.

Dumani ka rrëfyer autorët e ekzekutimit të Fatmira Dedës në vitin 2014, pasi ajo kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, në vitin 2013. Ai ka treguar me detaje se porositës i këtij krimi ishte Festim Qoli, i cili i kishte ofruar atij 40 mijë euro për këtë vrasje. Përpara hetuesve Dumani ka folur edhe për vrasjen e taksistit Bujar Çela, vëllait të armikut të tij Talo Çelës.

Në vitin 2013 pas daljes së tij të parë nga burgu në bazë të dëshmisë së tij, ai tregtonte këpucë të përdorura ndërsa 9 vite më vonë zbardhi një mori me ngjarje dhe ku SPAK pretendon se janë zbuluar 8 grupe kriminale.

“Në vitin 2013 me sa mbaj mend më takon Talo Çela në një dyqan që unë kisha pas daljes nga burgu.

Në këtë dyqan tregtoja këpucë të përdorura. Talo ishte së bashku me Gent Sharrën me një mjet tip Regina.

Më tha se kishte një punë për të bërë por na duhen njerëz nga këtej duke nënkuptuar Durrësin”, është shprehur Dumani gjatë një rrëfimi për një nga grabitjet.

Më herët, Dumani ka qenë i skeduar edhe për trafikimin e një vajze në Francë për shfrytëzim prostitucioni dhe i arrestuar për vjedhje.

Gjithashtu, ai ka rrëfyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012-2017.

Etiketa: botaekspertkepuceshkrimitKryesore1Nuredin Dumaniperdorurashitesvrasjesh

Lajme të lidhura

“Megaskandali”/ Investigimi i deputetit të PD: Dyfishohet numri i makinave, bie sasia e karburantit të importuar
Aktualitet

Çmimet e larta të karburanteve/ Konfindustria i kërkon qeverisë: Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave

10:05 - 27/03/26
Vendimi i Burgjeve/ Të hënën Fredi Beleri del nga qelia me 5 ditë leje
Aktualitet

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

09:50 - 27/03/26
Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata
Aktualitet

Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata

09:18 - 27/03/26
Para
Romeo Veshaj përfshihet në një aksident rrugor, mjeku i ambulancës e mban për krahu (FOTO)

Romeo Veshaj përfshihet në një aksident rrugor, mjeku i ambulancës e mban për krahu (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Megaskandali”/ Investigimi i deputetit të PD: Dyfishohet numri i makinave, bie sasia e karburantit të importuar
Aktualitet

Çmimet e larta të karburanteve/ Konfindustria i kërkon qeverisë: Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave

10:05 - 27/03/26

Konfindustria ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës,...

Lexo më shumë
Vendimi i Burgjeve/ Të hënën Fredi Beleri del nga qelia me 5 ditë leje

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

09:50 - 27/03/26
Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata

Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata

09:18 - 27/03/26
Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet

Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet

09:16 - 27/03/26
Dimër në pranverë? Zbardhet nga dëbora juglindja e vendit, si paraqitet situata me rrugët

Dimër në pranverë? Zbardhet nga dëbora juglindja e vendit, si paraqitet situata me rrugët

08:31 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com