GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga shkaqet deri tek bilanci i viktimave, të gjitha detajet e zjarrit tragjik në Tetovë

10:52 - 09/09/21
në Aktualitet, Botë, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga shkaqet deri tek bilanci i viktimave, të gjitha detajet e zjarrit tragjik në Tetovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota tashmë është duke u rrethuar nga zjarret.

Shpeshherë, ato përfundojnë pa dëmtime, por në shumicën e rasteve, prej tyre ka pasur viktima dhe banesa të shkrumbuara.

Dita e djeshme, është kthyer në një tragjedi për qytetin e Tetovës dhe qytetarët e saj.

Spitali Covid, për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus në Tetovë, u përfshi nga flakët. Shpejtësia e lartë e zjarrit, përpiu shumë shpejt dhomat ku ishin shtruar të sëmurët duke mos i dhënë asnjë mundësi reparteve zjarrfikëse që të ndërhynin.

Përveç ekipeve të zjarrfikësve, në vendin e ngjarjes kishte edhe turma të shumta qytetarësh të cilët kishin ardhur për të kontrolluar gjendjen e familjarëve të tyre të shtruar në këtë godinë.

Deri më tani nuk ka një shkak zyrtar të zjarrit në spitalin e Tetovës, edhe pse flakët në repartet Covid janë një fenomen i shpeshtë në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë. Dyshimet më të mëdha mbeten tek shpërthimi i bombolave të gazit ose oksigjenit.

Ndonëse bilanci i viktimave ka ndryshuar përgjatë orëve, deri më tani, sipas Prokurorisë Themelore Publike të Maqedonisë së Veriut, janë konfirmuar 14 viktima, ndërsa thuhet se në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor. Ndër të tjera bëhet e ditur se numri i viktimave edhe mund të rritet, kurse disa prej të vdekurve do të analizohen për të përcaktuar identitetin e tyre.

Mes gjithë kësaj tragjedie, kanë dalë edhe lajme të mira, ku 12 pacientë janë nxjerrë të gjallë nga spitali i djegur. Mediat maqedonase shkruajnë se pacientët e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë çuar për shërim në disa spitale të tjera deri në Shkup.

Kjo më pas u bë biseda e të gjithë politikanëve, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjarët dhe miqtë e viktimave.

Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e MPB-së, do të japin provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike / Gijotina.com

Lajme të lidhura

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

12:41 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26
Para
Tragjedia në Tetovë, shpallen 3 ditë zie

Tragjedia në Tetovë, shpallen 3 ditë zie

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë...

Lexo më shumë
Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

12:41 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com