GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nga sot, Gjermania njeh patentat shqiptare

16:45 - 27/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga sot, Gjermania njeh patentat shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës njihen edhe në Gjermani, duke nisur nga dita e sotme. Bundestagu gjerman u ka dhënë të drejtën shqiptarëve që të konvertojnë patentën e tyre pa pasur nevojë të bëjnë provime shtesë.

Njohja e lejeve të drejtimit nga shteti gjerman pritet të lehtësojë lëvizjen me automjete të shqiptarëve dhe kosovarëve që jetojnë me rregulla në këtë shtet.

Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe Shqipëria në Gjermani. Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu.

Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar.

Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt? Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.  Nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën.

Sipas draftit të dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshilin Federal dhe të cilin e ka redaksia e Deutsche Welle-s, qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori:  AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Konvertimi kushtonte deri në 1000 Euro, raportoi për DW, Xhevat Qerimaj, nga Autoshkolla Sieber në Stuttgart të Gjermanisë.

 

Etiketa: GjermaniKosovaPatentaShqiperi

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Para
Vdekja e 26- vjeçarit në komisariatin e Kamzës, eksperti: Policët s’dinë të përdorin mjetet zjarrfikëse

Vdekja e 26- vjeçarit në komisariatin e Kamzës, eksperti: Policët s’dinë të përdorin mjetet zjarrfikëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Lexo më shumë
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com