GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nga sot, Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve

në Botë, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga sot, Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nisur nga dita e sotme, Kosova dhe Serbia fillojnë vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve që kalojnë në territorin e njëra-tjetrës. Shoferët e automjeteve do të pajisen me këto letra ngjitëse gjatë kalimit të kufirit.

Kjo është pika e dytë e marrëveshjes që ndali tensionet trembëdhjetë ditëshe në dy pika kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë e Bërnjak.

Kjo pikë përshkruan vendosjen e letrave ngjitëse mbi simbolet shtetërore në tabelat e automjeteve, në vend të zëvendësimit të tyre me targa të përkohshme.

Edhe kjo zgjidhje do të jetë e përkohshme, pasi pika e tretë e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian më 30 shtator, thotë që më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grupi i Punës do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Fillimi i vendosjes së letrave ngjitëse pason vendosjen e pjesëtarëve të KFOR-it më 2 tetor, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe tërheqjes së protestuesve serbë të cilët i kishin bllokuar rrugët që çojnë në këto dy pika, menjëherë pasi aty u vendosen njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Çështja e targave u zgjidh me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë më 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Por, pavarësisht saj, në katër komuna në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe, qytetarët kanë lëvizur me targa të qyteteve në Kosovë, të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Marrëveshja teknike për lirinë e lëvizjes e vitit 2011, është finalizuar në Bruksel më 14 shtator, 2016, kur Kosova ka rënë dakord që të zgjasë vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet.

Ky afat përfundoi në mesin e muajit shtator, kur qeveria e Kosovës vendosi që përveç ndalimit të këtyre tabelave, të vendosë edhe masën e reciprocitetit për heqjen e tabelave me regjistrim të Serbisë për automjetet që hyjnë në Kosovë dhe vendosjen e tabelave të përkohshme.

Kjo masë ishte zbatuar nga Serbia për vite me radhë për automjetet me regjistrim të Kosovës që hynin në territorin serb. Me të filluar zbatimin e këtyre masave nga qeveria e Kosovës më 20 shtator, serbët bllokuan rrugët në çojnë në pikat kufitare në veri, njësitë speciale të policisë u vendos në këtë pjesë, ndërsa tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan.

Bashkimi Evropian u vu në lëvizje për të zgjidhur situatën dhe pas negociatave të zhvilluara me dy delegacionet, atë të Kosovës dhe Serbisë, më 30 shtator në Bruksel palët u pajtuan për zgjidhjen e përkohshme të kësaj çështjeje. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se targat ‘KM’ nuk do të ekzistojnë pas 21 prillit 2022.

Etiketa: KosoveSerbi

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
Merr fund mësimi i alternuar, nxënësit rikthehen në shkolla me kohë dhe orë të plota

Merr fund mësimi i alternuar, nxënësit rikthehen në shkolla me kohë dhe orë të plota

TË FUNDIT

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26

Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League. Të gjitha...

Lexo më shumë
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com