GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga sot ndryshon trafiku në Tunelin e Krrabës, ARRSH tregon si do vijojë qarkullimi i mjeteve

09:56 - 16/05/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga sot ndryshon trafiku në Tunelin e Krrabës, ARRSH tregon si do vijojë qarkullimi i mjeteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke nisur nga dita e sotme, do të ndryshojë trafiku në Tunelin e Krrabës. Me një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në netët në vijim nga ora 21:00 deri në orën 06:00 kalimi do bëhet nga njëri krah i tunelit të Krrabës, me të dyja senset e lëvizjes, ndërsa do të ketë prezencë të patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit.

Shkak për këtë ndryshim është bërë larja e mureve të tunelit, që do të zgjasë një muaj, ndërsa gjatë punës për larjen e njërit tub, do të lihet i lirë për qarkullim tubi tjetër.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se më datë 16.05.2021, nga ora 21:00-deri në orën 06:00 do të bëhet larja e mureve të Tunelit të Krrabës. Duke pasur parasysh fluksin e madh të mjeteve që qarkullojnë në këtë objekt, rreth 15 mijë mjete në 24 orë, procesi i larjes do të realizohet gjatë orëve të natës, deri në mëngjes. Gjatë këtij orari do të punohet për larje në njërin tub, duke lënë të lirë për qarkullim tubin tjetër.

Ky proces do të përfundojë brenda një  periudhe  30 ditore. Në bashkëpunim me Drejtorinë e  Policisë Rrugore, është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e  patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit).

Nga ana e Operatorit të Tunelit, janë marrë të gjitha masat për zbatimin e Planit të miratuar të Menaxhimit të Trafikut. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ARRSH udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të  qarkullojnë në Tunelin e Krrabës gjatë orëve të natës, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit”, njofton ARRSH.

Etiketa: ARRSHtrafikuTuneli i Krrabes

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Britani/ Shpërthimi i gazit shkatërron dy shtëpi, ndërron jetë një fëmijë, plagosen katër të tjerë

Britani/ Shpërthimi i gazit shkatërron dy shtëpi, ndërron jetë një fëmijë, plagosen katër të tjerë

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026

07:35 - 21/02/26

Dashi Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë të fortë për të sqaruar disa keqkuptime të vogla. Partneri...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 21 Shkurt 2026

07:33 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com