GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga sot nis zbatimi i sistemit të ri të hyrje-daljeve në BE: Regjistrim biometrik në vend të vulës së pasaportës

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga sot nis zbatimi i sistemit të ri të hyrje-daljeve në BE: Regjistrim biometrik në vend të vulës së pasaportës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej ditës së sotme në të gjitha aeroportet europiane do të nisë gradualisht zbatimi i sistemit (EES) Entry/Exit System. Funksionimi i plotë pritet të ndodhë në prill të vitit 2026.

Ky sistem ofron një metodë të re identifikimi biometrik që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik , i cili do t’i dedikohet qytetarëve të 29 vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Europian.

Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo pjesë të BE që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra, përkatësisht deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180 ditore.

Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht dixhital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve, gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre.

Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh. Të gjitha këto të dhëna do të ruhen për 3 vite, ose 5 në rast se kalohen afatet e qëndrimit, më pas të dhënat fshihen automatikisht. Nga procesi i dhënies së shenjave të gishtërinjve, përjashtohen fëmijët nën 12 vjeç.

Në bazë të këtij sistemi qëndron dëshira për të përmirësuar kontrollin e flukseve migratore drejt Evropës. Në vitet e fundit, menaxhimi dhe siguria e kufijve të jashtëm të BE-së janë bërë një përparësi absolute për Brukselin. BE-ja ka investuar shuma të mëdha për zhvillimin e kësaj teknologjie: vetëm për fazën e projektimit është vendosur një fond prej 142 milionë eurosh. Tenderin e ka fituar një konsorcium i përbërë nga: kompania amerikane IBM, kompania italiane Leonardo, dhe kompania franceze Atos.

Lajme të lidhura

Aktivisti Arben Kola: Nesër finalja në parlament, të gjithë atje paradite që të ndalojmë maskaradën antishqiptare
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Nesër finalja në parlament, të gjithë atje paradite që të ndalojmë maskaradën antishqiptare

19:48 - 07/10/26
Vatnikaj: Propaganda qeveritare është përdorur që të shfryhet protesta, por sot jemi më të fuqishëm. Do e rrëzojmë regjimin!
Aktualitet

Vatnikaj: Propaganda qeveritare është përdorur që të shfryhet protesta, por sot jemi më të fuqishëm. Do e rrëzojmë regjimin!

19:36 - 07/10/26
Pankartat pikante: “Prania Besnike e këtij shteti, është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”, “Ku ka miliarda, Bela bën hata”
Aktualitet

Pankartat pikante: “Prania Besnike e këtij shteti, është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”, “Ku ka miliarda, Bela bën hata”

19:20 - 07/10/26
Para
Rama publikon “foton e ditës” pas fitores historike ndaj Serbisë: Zemra plot me këta djem!

Rama publikon “foton e ditës” pas fitores historike ndaj Serbisë: Zemra plot me këta djem!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Arben Kola: Nesër finalja në parlament, të gjithë atje paradite që të ndalojmë maskaradën antishqiptare
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Nesër finalja në parlament, të gjithë atje paradite që të ndalojmë maskaradën antishqiptare

19:48 - 07/10/26

Sot zhvillohet protesta e 130-të para kryeministrisë. Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe të qeverisë, si e vetmja mënyrë për...

Lexo më shumë
Vatnikaj: Propaganda qeveritare është përdorur që të shfryhet protesta, por sot jemi më të fuqishëm. Do e rrëzojmë regjimin!

Vatnikaj: Propaganda qeveritare është përdorur që të shfryhet protesta, por sot jemi më të fuqishëm. Do e rrëzojmë regjimin!

19:36 - 07/10/26
Pankartat pikante: “Prania Besnike e këtij shteti, është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”, “Ku ka miliarda, Bela bën hata”

Pankartat pikante: “Prania Besnike e këtij shteti, është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”, “Ku ka miliarda, Bela bën hata”

19:20 - 07/10/26
Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë

Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë

18:44 - 07/10/26
Vrasja e Renis Dobrës, SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit

Vrasja e Renis Dobrës, SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit

18:21 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com