GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! ‘Gener 2’ nis regjimin e tarifës

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! ‘Gener 2’ nis regjimin e tarifës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga sot, të gjithë ata që do të kalojnë në aksin Thumanë-Kashar do të duhet të paguajnë.

Kompania koncesionare e biznesmenit afër Berishës, Bashkim Ulaj, që ka ndërtuar dhe mirëmban këtë rrugë, pjesë e korridorit Blu ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë zbatimi i tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.52 euro me TVSH.

Kompania koncesionare “Gener 2’, e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së këtij segmenti prej 21 kilometrash, njoftoi më 13 dhjetor 2024, fillimin e regjimit të pagesës nga data 4 janar.

Por Kompania nuk ka publikuar ende tarifat e detajuara për cdo lloj mjeti që do të kalojë. Për më tepër kjo tarifë në euro, sipas ‘Gener 2’ do të rishikohet cdo vit në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë/euro. Kontrata parashikon gjithashtu rrumbullakosje të çmimit kur është me presje dhjetore.

Nga ana tjetër teksa monedha vendase është leku, pagesa në lekë do të bëhet në bazë të një kursi që do të përcaktohet në kontratë, i afërt me kursin e tregut.

Rruga Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është dhënë me koncesion kompanisë Gener 2 për 35 vite dhe me një kosto 271 milionë euro.

Deri tani, qarkullimi ka qenë falas, pasi kompania ka kryer testimet e nevojshme për të shmangur krijimin e radhëve.

Segmenti ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe është autostrada e parë e Kategorisë A. që nënkupton jo vetëm standarte europiane të ndërtimit të rrugës, por edhe një limit shpejtësie tjetër nga ai që kanë akset e tjera rrugore të vendit.Eshtë aksi i parë ku qarkullohet me një limit shpejtësie deri në 130 kilometra në orë.

Projektet e tjera për Bashkim Ulaj

Ndërkohë me firmën e zv/kryeministres Balluku është shpërblyer Bashkim Ulaj, me dy projekte të mëdha në harkun e 12 ditëve.

Projekti i parë është ai për ndërtimin e një TEC-i në Roskovec. Në mbledhjen e 18 dhjetorit 2024, qeveria ka miratuar ndërtimin e termocentralit me kapacitet të instaluar prej 170 MË. Ky projekt do të realizohet nga shoqëria greko-shqiptare “Fier Thermoelectric” sh.a, e cila aksionere ka kompaninë greke “DEPA COMMERCIAL S.A”, 35%, kompaninë tjetër greke “GEK TERNA Holdings”, 35%, ndërkohë që “GENER 2” zotëron 30% të aksioneve. Por sipas zërave, në fakt kompanitë e tjera janë sa për sy e faqe, pasi fijet i lëviz Bashkim Ulaj, i cili ka dy vite që lobon për këtë projekt.

Pak ditë më parë banorët e fshatrave Suk-1, Suk-2, Arapaj, Strum, Velmish, Drenovicë, Samaticë, Rrëzë, Gorican, Kutalli etj., dolën në protestë, duke kërkuar bllokimin e projektit.

Një ditë nga mbyllja e 2024, (30 dhjetor 2024) qeveria miratoi kontratën koncesionare 44,6 milionë euro pa TVSH për projektimin dhe ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, 13,5 km i gjatë, pjesë e korridorit blu. Qeveria miratoi kontratën e koncesionit me bashkimin e operatorëve ekonomikë “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers”, dhe “I.D.K – Konstruksion”. Koncesioni (PPP) do të kushtojë 44,6 milionë euro pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 vjet nga hyrja në fuqi e saj. Gjurma e kësaj rruge fillon pranë nyjës së Milotit dhe përfundon pranë rrethrrotullimit të Thumanës

Jo vetëm kaq po në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës.

Etiketa: Kryesore1pagesrrugethuman kashar

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
“S’më lejoi të festoja me ta ditëlindjen e vajzës”/ ‘Çmendet’ shqiptari në Greqi, terrorizon ish-bashkëshorten dhe të bijën

“S’më lejoi të festoja me ta ditëlindjen e vajzës”/ ‘Çmendet’ shqiptari në Greqi, terrorizon ish-bashkëshorten dhe të bijën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com