GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga TIMS u vodhën 500 MB, Klodian Mazari i AKSHI-t në lupën e akuzës

14:32 - 11/04/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga TIMS u vodhën 500 MB, Klodian Mazari i AKSHI-t në lupën e akuzës

Ervin Muça

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali i vjedhjes së 500 megabite me informacione nga sistemi i TIMS i Policisë së Shtetit, pritet të nxjerrë emra të tjerë të personave që do ndiqen penalisht.

Mbrëmjen e djeshme, gjyqtari i hetimeve paraprake Edvan Veçani, miratoi kontrollin e banesës së drejtorit të DTI-së, Ervin Muça. Kontrolli i shtëpisë luksoze në zonën e “Shkozës” është kryer nga oficerë të AMP-së, por kjo procedurë nuk solli asnjë rezultat.

Nga ana tjetër prokurorja Anisa Qilimi, e cila ka në dorë rastin është duke kryer veprime hetimore mbi përgjegjësinë penale të Klodian Mazarit, punonjës pranë AKSHI-t, i cili në mënyrë të paautorizuar ka hyrë brenda në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit TIMS dhe ka ndihmuar për transferimin e të dhënave.

Njëherësh, verifikime po kryhen dhe për Besjon Tanuzin, i cili është Drejtor i Drejtorisë së Sistemeve në TIMS.

Prokuroria e Tiranës thotë se Tanuzi është njeriu që në 2 gusht 2023 në orën 17:45, ka futur pa asnjë autorizim në ambientet e TIMS, dy persona të jashtëm siç është Klodian Mazari i cili zotëron subjektin privat “Kea Services” dhe Marjana Shehi.

“…në bazë të verifikimeve të mëtejshme, rezulton se këta tre persona, kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, duke përdorur kartën hyrëse të njërës prej punonjësve të institucionit, e cila kishte dorëzuar kodin e hyrjes pasi ishte larguar me pushime. Dhe më tej po këta persona janë parë të futen në zyrën e specialistëve për të dalë nga aty rreth mesnatës…” – thuhet në dosjen e prokurorisë.

Prokuroria sqaron se atë mesnatë të 2 dhe 3 gushtit, ka hyrë me të njëjtin Kod dhe Drejtori Ervin Muça, cili ka dalë nga institucioni në orën 23:01.

Por 15 minuta më vonë, ai ka hyrë sërish në institucion duke përdorur kodin e vartëses. Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, zyrtarja deklaroi se kodin e hyrjes ia kishte dhënë drejtorit Besjon Tanuzi dhe jo eprorit Ervin Muça.

Vetë Ervin Muça, gjatë marrjen në pyetje ka pretenduar se këtë procedurë e ka kryer për ti bërë një “Back app”, sistemit të serverave që përmbanin informacion të klasifikuar në TIMS.

/Ora News/

Etiketa: AKSHIBesjon TanuziErvin MuçaKlodian MazariKryesore1TIMS

Lajme të lidhura

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Para
Merr flakë vendgrumbullimi i plehrave në Patos

Merr flakë vendgrumbullimi i plehrave në Patos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com