GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga toka në Surrel te zhdukja e 52 mln eurove, kallëzohet sërish në SPAK Edi Rama

12:20 - 03/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër kallëzim me të akuzuar kryeministrin Edi Rama është depozituar këtë të Hënë pranë Prokurorisë së Posaçme nga Partia Demokratike.

Në një prononcim për gazetarët, Adriana Kajala, si përfaqësuese e PD-së, tha se përveç Edi Ramës, është kallëzuar bashkëshortja e tij Linda Rama, sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, ish-drejtori i Kadastrës Artan Lame dhe persona të tjerë. Sipas kallëzimit, sqaroi ajo, këta persona kanë konsumuar një sërë veprash penale, nga pastrimi i parave e deri te grupi i strukturuar kriminal.

“Shkojmë në SPAK për kallëzim ndaj Edi Rama, Linda Rama, Ëngjëll Agaçi, Artan Lame etj, lidhur me konsumimin e shumë veprave penale nga pastrimi i parave e deri te grupi i strukturuar kriminal dhe që lidhen me: Grabitjen e 5 000 m2 tokë në Surrel. Zhdukjen e 52 milionë USD nga ABI Banka 3 ditë pas dorëheqjes së Linda Ramës. Shpenzimet u udhëtimit me charter duke përfshirë edhe atë të mbrëmshmen.

Fakte të bëra publike nga Rai 3 episodi i parë – Tokë në një zonë të mbrojtur është marrë me 2 mijë lekët të vjetra për metër 2 dhe është marrë duke falsifikuar dok zyrtarë nga vjehrra e një ish-zyrtari të lartë të PS që sot është ambasador në Amerikë. Pjesë e këtij kallëzimi është veprimtaria e paligjshme e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama. Këto janë në të njëjtën linjë, me të njëjtin precedentë, siç është bërë dhe me tokën e bashkëshortit të ish-ministres Xhaçka”, tha Kalaja.

“Pra investohen personalisht por jo në emrin e tyre, duke futur persona të tjerë. Unë për këtë do ju bëj publike një shkresë e 2008 dhe Lindita Xhillari, sot Lindita Rama është interesuar për të njëjtën pronë, që më pas me falsifikime me ushtrim të ndikimit të paligjshëm kanë bërë tokë arë të ndarë me ligjin 7501. Sot vila në Surrel është ndërtuar në këtë pronë që është interesuar Lindita në vitin 2008”, tha Kalaja për mediat.

Ajo përmendi edhe paraqitjen e kryeminisrit Edi Rama në finalen e Ligës së Kampionëve në Londër dy ditë më parë dhe mungesën e transparencës lidhur me shpenzimet e udhëtimit.

Gati tre javë më parë, PD kallëzoi sërish në SPAK kryeministrin Edi Rama lidhur me takimin e tij elektoral në Athinë, duke e akuzuar për fonde publike të shpërdoruara dhe detyrimin e administratës për të ndjekur fizikisht kryeministrin.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
INSTAT: Popullsia e 9 rretheve iku drejt Tiranës dhe Durrësit më 2022

Shqipëria jep vetëm 0,05 euro për banorë për strehimin, ndër nivelet më të ulëta në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com