GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Trump te vrasja e Abe, liderët botërorë që nuk janë më në pushtet pas takimit me Zelenskyn. Po Veliaj dhe Rama?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Trump te vrasja e Abe, liderët botërorë që nuk janë më në pushtet pas takimit me Zelenskyn. Po Veliaj dhe Rama?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që në momentin e nisjes së agresionit rus në Ukrainë, liderët evropianë që kanë shkuar në Kiev për të takuar presidentin Volodymyr Zelenksy kanë qenë të shumtë, përfshirë këtu edhe krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Liderët e vendeve të fuqishme si Gjermania, Franca apo Italia vizituan Kievin për të treguar solidaritet me qëndresën e Ukrainës ndaj Rusisë, ndërsa nuk mungoi as vizita e kryeministrit Edi Rama, i cili shquhet për shfrytëzimin që i bën politikës së jashtme në nevojën për tu konfirmuar si lider në atë të brendshme. Madje në hapat e idhullit të tij, është edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili vetëm disa ditë më parë vizitoi gjithashtu Ukrainën.

Fatkeqësisht, historia ka treguar që thuajse të gjithë liderët që takuan Zelenskyn në këto muaj intensivë për të gjithë botën, ose u larguan nga pushteti ose vdiqën.

I pari ishte ish kryeministri italian Mario Drgahi, i cili vetëm disa ditë pas vizitës që zhvilloi në Ukrainë, deklaroi se do të jepte dorëheqjen, si pasojë e e mosmbështetjes së mazhorancës nga njëra prej partive pjesëmarrëse në qeverisje. Këtij vendimi i parapriu një grindje që vazhdonte prej ditësh me lëvizjen populiste “Pesë Yjet” lidhur me një votim në senat për një dekret ndihmash përmes së cilës varej edhe votëbesimi ndaj qeverisë.

Në fakt, surpriza ishte kryeministri në detyrë i Britanisë, Boris Johnson, i cili i ka qëndruar pranë presidentit Zelensky që në fillim të luftës duke u treguar i ashpër me sanksionet ruse dhe duke gëzuar popullaritet të madh në politikën e jashtme. Por nëse mediat e huaja e glorifikonin, në vend situata ishte krejt tjetër pasi skandalet e kishin pushtuar qeverinë prej muajsh. Si rrjedhojë rreth 60 ministra dhanë dorëheqjen duke mos i lënë zgjidhje tjetër Johnson veçse të largohej.

Ndërsa, ish Presidenti Donald Trump që e takoi Zelenskyn para nisjes së luftës, u largua nga posti pasi u mund nga Joe Biden në zgjedhjet në SHBA. Nga ana tjetër, ish kryeministri japonez Shinzo Abe ndërroi jetë pasi iu bë atentat. Ky i fundit gjithashtu e kishte takuar Zelenskyn para nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Së fundmi, ishte kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Dritan Abazoviç, i cili pati fatin e homologëve të tij evropianë, pasi qeveria e tij u rrëzua nga një mocion mosbesimi në Parlament duke treguar dhe njëherë se ndoshta një takim i radhës në Ukrainë do të mendohej dy herë.

Nuk dihet nëse të njëjtin fat do të ketë edhe kryeministri Rama apo kryebashkiaku Veliaj, të cilët gjithashtu vizituan Zelenskyn në Ukrainë, megjithëse mund të themi me siguri që shtatori do të sjellë surpriza dhe ndoshta lëvizje të fuqishme tektonike./Gijotina.com

Etiketa: kryesore2RamaVeliajZelensky

Lajme të lidhura

Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26
Qytetarët kanë mbushur sheshet, Rama boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’
Aktualitet

Qytetarët kanë mbushur sheshet, Rama boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:44 - 25/06/26
Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!
Aktualitet

Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!

08:59 - 25/06/26
Para
Pas Gramshit, katër të huaj kapen duke fotografuar uzinën e armëve në Poliçan

Pas Gramshit, katër të huaj kapen duke fotografuar uzinën e armëve në Poliçan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka sulmuar protestën e qytetarëve në Shqipëri, dhe i ka dalë në mbrojtje Edi Ramës....

Lexo më shumë
Qytetarët kanë mbushur sheshet, Rama boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

Qytetarët kanë mbushur sheshet, Rama boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:44 - 25/06/26
Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!

Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!

08:59 - 25/06/26
Skandali/ Rasti i dytë brenda pak javësh, helmohen përsëri nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

Skandali/ Rasti i dytë brenda pak javësh, helmohen përsëri nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

08:41 - 25/06/26
Ish-ministrat socialistë ngrihen kundër kryeministrit: Ta nxjerrim partinë nga llumi ku e futi Rama

Ish-ministrat socialistë ngrihen kundër kryeministrit: Ta nxjerrim partinë nga llumi ku e futi Rama

08:34 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetUltrabetcasibom girişpiabellacasinojojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet