GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga Tushe, te Kapri e Voda, “DW”: SPAK vijon me arrestime zyrtarësh për korrupsion në Shqipëri

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Tushe, te Kapri e Voda, “DW”: SPAK vijon me arrestime zyrtarësh për korrupsion në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi SHBA e konsideron korrupsionit si cënim të sigurisë kombëtare të saj dhe të miqve dhe aleatëve, SPAK-u vazhdon të dërgojë dosje në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, janë që nga mbrëmja e djeshme, (13.07.) në arrest shtëpie nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Masa e arrestit u vu nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të SPAK, në një deklaratë zyrtare të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Rovena Voda dyshohet se “ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale nga zonjat Hasani dhe Beu, me qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm në persona të tjerë, që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej, punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive në Ministrinë e Brendshme”.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik” thekson deklarata e SPAK-ut.

Rovena Voda u emërua në postin e zëvendësministres së Brendshme në vitin 2017 dhe e mbajti këtë detyrë deri në korrik të vitit 2020, kur kryeministri Rama e liroi nga detyra.

Shkelja e barazisë në tender – SPAK akuzon një tjetër kryebashkiak

Pas arrestimit një javë më parë, (06.07) të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, për “shkelje të barazisë në tender dhe shpërdorim detyre”, SPAK-u ka ꞔuar një tjetër kryebashkiak në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: Eduart Kaprin, Kryetar i Bashkisë së Pogradecit. Ai akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera publikë dhe shpërdrim detyre” si edhe për “pengim të zhvillimit të Zgjedhjeve Lokale 2019.”

SPAK ka kryer hetime lidhur me një tender për blerjen e druve të zjarrit me vlerë afro 9,2 milionë lekë të reja, (rreth 74 mijë Euro) të kryer në vitin 2017, nga të cilat rezulton se Kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, ka shkelur barazinë në tender dhe ka shpërdoruar detyrën. Ai ka bashkëpunuar me dy shtetas të arrestuar në flagrancë në qershor 2019 “duke mbyllur me çelës derën e jashtme në tri shkolla dhe një kopsht, në qytetin e Pogradecit, të miratuara si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019” thekson deklarata e SPAK.

Përveꞔ kryetarit të Bashkisë, Eduart Kapri, SPAK ka ꞔuar në Gjykatën kundër Korrusionit dhe Krimit të organizuar edhe pesë ish-punonjës të bashkisë Pogradec

Goditjet e SPAK-ut kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës filluan më 6 korrik, kur u arrestua kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 punonjës të kësaj Bashkie, vijuan me arrrstimin më 10 korrik të 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin me uniformat e policisë dhe mbrëmë me arrestin në shtëpi të Rovena Vodës.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, në një deklaratë publike, tha se “ky është vetën fillimi” duke nënkuptuar vijimin e goditjes së korrupsionit në nivel të lartë. Deklarata e tij vjen pas konsiderimit nga SHBA të korrupsionit si “cënim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”./DW

Etiketa: DWFatos TushekorrupsionRovena VodaShqiperiskandale

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Më në fund arrihet marrëveshja, Messi  dhe Barcelonën e ndan vetëm firma nga rinovimi

Më në fund arrihet marrëveshja, Messi dhe Barcelonën e ndan vetëm firma nga rinovimi

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com