GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nga vjedhja e të dhënave tek bllokimi i faqeve, CISA: Sulmet e Iranit të sofistikuara, ja kush i sponsorizon

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga vjedhja e të dhënave tek bllokimi i faqeve, CISA: Sulmet e Iranit të sofistikuara, ja kush i sponsorizon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjensia amerikane e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës (CISA) në një reagim të fundit, zbulon sofistikimin e sulmeve kibernetike të iranit ndaj viktimave të tyre.

Drejtues të saj thonë se republika islamike i ka sofistikuar goditjet e saj në rrjet me qëllimin e qartë të shtypë aktivitete të caktuara të brendshme sociale dhe politike, por edhe për të dëmtuar kundërshtarët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Iranianët, sipas saj, vazhdojnë të angazhohen në sulme që nisin nga bllokimi i faqeve në internet, sulmet që synojnë mashtrimin e  një përdoruesi duke e lënë të besojë që po i dërgohet një mesazh nga një person specifik real, mohimi i shërbimit dhe vjedhja e të dhënave e deri tek aktivitetet më të avancuara – që përfshijnë viruse shkatërruese,  operacione influencimi përmes mediave sociale dhe potencialisht, sulme kibernetike gjunjëzuese për sistemet. Komuniteti i shërbimit sekret amerikane dhe organizata të ndryshme të inteligjencës në sektorin privat, kanë identifikuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si forcën shtytëse pas sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti iranian, qoftë nëpërmjet kontraktorëve në sektorin privat iranian, qoftë edhe nga vetë IRGC.

Në 24 shkurt 2022, CISA, Byroja Federale e Hetimit, FBI, Komanda Kibernetike e SHBA (CNMF), Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar (NCSC-MB) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) nxorën një deklaratë të përbashkët mbi sigurinë kibernetike, ku theksohej prania e një grupi  të sponsorizuar nga qeveria iraniane, të njohur si MuddyËater, pjesëtaret e të cilit kryejnë spiunazh kibernetik dhe operacione të tjera të kësaj natyre të cilat shënjestrojnë një sërë organizatash qeveritare dhe të sektorit privat nëpër sektorë në Azi, Afrikë, Europë dhe Amerikën e Veriut.

Në raportin e vlerësimit Vjetor të Kërcënimeve 2021, autoritetet përgjegjëse amerikane dilnin në përfundimin se “ekspertiza dhe gatishmëria e Iranit për të ndërmarrë operacione agresive kibernetike, e kthejnë atë në një “kërcënim të qënësishëm ndaj sigurisë së rrjeteve dhe të dhënave të SHBA-së dhe aleatëve te saj”.

 

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
Video/ Kishte rënë në pusetë, zjarrfikësit shpëtojnë lopën

Video/ Kishte rënë në pusetë, zjarrfikësit shpëtojnë lopën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com