GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga vjedhja tek dhuna në familje, arrestohen 13 persona në Tiranë

10:45 - 19/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Denigroi ish-të dashurën me llogari false në rrjetet sociale, arrestohet 40 vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

13 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se të arrestuarit kishin kryer vepra penale si “Vjedhja”, “Mashtrimi”, “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit: I. P., 32 vjeç, dhe A. K., 31 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 e 25 i Kodit Penal. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur produkte (pije alkoolike) në dy markete të ndryshme; G. T., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit: D. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal; F. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Gjithashtu po nga këta specialistë u arrestua shtetasi E. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit: V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij; R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ekzekutuan vendimin penal për shtetasin Xh. Q., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu po nga këta specialistë u arrestuan shtetasit: E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e lëndëve të dyshuara narkotike; L. V., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në autostradën Elbasan-Tiranë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me trafikndarësen dhe një automjet tjetër. Si pasojë 46-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Etiketa: arrestohenDhunëVjedhje

Lajme të lidhura

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
“Gerti udhëton sot drejt Parajsës”, Boçi për vdekjen e ish-deputetit: Ende nuk e besoj…

“Gerti udhëton sot drejt Parajsës”, Boçi për vdekjen e ish-deputetit: Ende nuk e besoj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com