GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga vrasja e 13-vjeçarit, te ajo e turistëve çekë dhe ekzekutimi i Lleshit/ Kush është Mjacaj

20:17 - 15/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga vrasja e 13-vjeçarit, te ajo e turistëve çekë dhe ekzekutimi i Lleshit/ Kush është Mjacaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mikael Svatos 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36-vjeçe kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, pa e ditur që ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit.

Ishte data 3 Korrik e vitit 2015-të. Dy të rinjtë nga Çekia po ktheheshin nga Dukagjini për në Shkodër me makinë, kur para u doli Sokol Mjacaj, në atë kohë 20 vjeç. Ai kishte me vete kallashnikov e nën kërcënimin e armës iu fut në makinë për t’i grabitur.

U kërkoi që t’i jepnin paratë, por dy të huajt nuk e kuptuan. Të tmerruar nga grabitësi i armatosur, ata tentuan në çdo mënyrë të shpëtonin. Siç do të rrëfente vetë vrasësi Mjacaj, Mikaeli frentonte fort makinën në mënyrë që ta përplaste dhe kur Mjacaj u kërkoi që të ndalonin në një zonë me pyll, 27-vjeçari tentoi t’i merrte armën. Vajza qante dhe bërtiste gjatë gjithë rrugës. Fatkeqësisht, njësoj si në një film horror, asnjë prej tentativave të dy turistëve nuk patën sukses.

“Po, unë i vrava. Doja t’i grabisja, por më kundërshtuan. Hipa në Lotaj. Kur pashë që po bëheshin gati për të lëvizur makinën, i ndoqa dhe u drejtova armën. Hapa derën e pasme dhe u thashë të ecnin… Më acaroi se u kthye disa herë të merrte armën. Në fillim nuk doja t’i vrisja, doja vetëm t’i grabisja, të merrja dhe makinën dhe të ikja. Por djali frenonte fort, donte të më përplaste. Pastaj deshi të më merrte armën”, rrëfeu ai në atë kohë.

I acaruar nga rezistenca e tyre, Mjacaj i ekzekutoi të dy me armë zjarri. Ende i bindur në qëllimin e tij për t’i grabitur, pasi i vrau donte t’i merrte makinën. Por edhe ky plan i dështoi pasi fuoristrada u rrëzua. Mjacaj u largua nga skena e krimit vetëm me një prej telefonave të viktimave, atë që i kishte pëlqyer.

Ky telefon, të cilin ai e shiti tek një bashkëfshatar, bëri që policia të binte në gjurmët e Mjacajt. 48 orë me vonë u arrestua në një shtëpi në fshatin Grudë e Re.

Në momentin e arrestimit, nuk tregoi asnjë shenjë pendese. E vetmja keqardhje që pati ishte që nuk arriti të realizonte planin për të marrë makinën.

Me gjasë në tentativë për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm, pendesë për ngjarjen do të shfaqte disa muaj më pas.

Në Nëntor të 2015-s, në sallë të gjyqit ai u shfaq i përlotur. U kërkoi falje familjeve të viktimave dhe kërkoi mëshirë nga trupa gjykuese. Tha se nuk kishte dashur t’i vriste, por vetëm t’i grabiste.

Lotët e tij nuk e bindën trupën gjykuese. Disa ditë më vonë, më 16 Nëntor të vitit 2015 ai u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata e Shkodrës rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, ashtu sikurse edhe kërkesën për ekzaminim psikologjik.

Tentativat për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm nuk mbetën vetëm tek ajo sallë gjyqi. Sokol Mjacaj iu drejtua të gjitha shkallëve të gjyqësorit. Të gjitha e rrëzuan. Në 2022-n ai u rrëzua nga Gjykata e Lartë ashtu sikurse edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Vrasja e Mikaelit dhe Anës nuk ishte e para.

“Karriera” e tij si grabitës e vrasës kishte nisur që në moshë fare të re. Ishte vetëm 15-vjeç kur bashkë me dy persona të tjerë tentuan t’i merrnin varësen një djali 13-vjeçar. Kur ky i fundit rezistoi, ata e vranë dhe trupin ia hodhën në lumë.

Fillimisht u dënua me 10 vjet burg, por Apeli vendosi që këtë dënim t’ia ulte në 5 vjet, pasi Mjacaj bashkëpunoi me drejtësinë duke rrëfyer të gjithë ngjarjen.

Dy turistët çekë i vrau kur sapo kishte dalë nga burgu.

Sot, Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin. Këtë herë vrasjen e kreu brenda burgut të Peqinit, ku bashkë me viktimën vuanin dënimin. Vetëm 1 orë përpara se të ndodhte ngjarja, Ministri i Drejtësisë njoftoi se Mjacaj do të izolohej në regjimin 41 bis (Lexo më shumë).

“Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cenojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar”, thuhej në reagimin e Ministrit Manja.

Siç shpjegoi edhe vetë ky i fundit, pas ngjarjes së ditës së sotme, Mjacaj nuk ishte vendosur ende në këtë regjim për shkak të procedurave përkatëse.

Për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme kanë nisur hetimet. Të paktën nga sa raportohet deri më tani, vrasjen e Lleshit, Mjacaj dyshohet ta ketë kryer me pagesë, me një armë të cilën e siguroi me dron./tvklan.al

Etiketa: krimeMjacajprofilivrasjet

Lajme të lidhura

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…
Aktualitet

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…

22:01 - 30/12/25
Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje

21:40 - 30/12/25
Tym dhe erë djegieje alarmojnë fqinjët, gjendet i pajetë një person në Elbasan
Aktualitet

Tym dhe erë djegieje alarmojnë fqinjët, gjendet i pajetë një person në Elbasan

20:30 - 30/12/25
Para
Vdekja e Lear Kurtit, pezullohen nga detyra policët që e ndaluan

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Rrumbullaku firmos lëvizjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)
Breaking Views

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)

23:04 - 30/12/25

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin...

Lexo më shumë
Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO)

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO)

22:44 - 30/12/25
“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…

22:01 - 30/12/25
Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje

Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje

21:40 - 30/12/25
Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë

Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë

21:34 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com