GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga zgjatja e afatit të patentave tek shpejtësia, ja ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor

11:03 - 13/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga zgjatja e afatit të patentave tek shpejtësia, ja ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me propozim të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese po shqyrtohen ndryshimet në Kodin Rrugor ku përfshihet, limiti i shpejtësisë brenda qyteteve, në autostradë dhe afati i patentave. Në projektligj propozohet zgjatja e afatit të patentave nga 10 deri në 15 vite. Po ashtu, gjatë diskutimit u hodh dhe ideja e ndryshimit të limitit të shpejtësisë në qytete ku propozohet të bëhet nga 40 km në orë në 30 km në orë dhe në autostradë, shpejtësia maksimale të bëhet 130 km në orë nga 110 km në orë.

Diskutimi

Balla: Propozimet e mia janë një pjesë e disa çështjeve që në diskutimin e përditshëm ekzistojnë. Kemi trashëguar disa çështje që kanë qenë qëkur në Shqipëri kanë qenë kushte të tjera në infrastrukturë. Përcaktimin e limitit e shpejtësisë e bën Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ne ta spostojmë këtë limit nga 110 km në orë në 130 km në orë. Jam dakord që në rrugët brenda qyteteve limiti 40 km në orë është shumë i lartë. Në qendër të Tiranës kemi pasur raste të aksidenteve rrugore për shkak të limitit 40 km. Trendi global është që brenda qyteteve të jetë limiti 30 km në orë.

Agron Duka: Cdo heqje e burokracive pritet pozitivisht. Nuk marr përsipër të them se sa duhet të jetë limiti i shpejtësisë por besoj se kjo duhet bërë me specialistë. Një gjë që gjithmonë e kam dashur ta diskutoj është që si ka mundësi që ne kemi në hyrje të Tiranës një rrethrrotullim të madh pavarësisht se rregulli thotë që duhet të dalë njëri nga rrethrrotullimi pastaj të hyjë tjetri. Çfarë na kushton ne të vëmë me 3 semafore. Ndoshta e kam gabim unë, por më duket katrahurë. A mund të rregullohet lëvizja në këtë rrethrrotullim?

Pëllumbi: Ne nuk përcaktojmë se ku do rritet shpejtësia, por i japim të drejtën Autoritetit Rrugor që shpejtësinë maksimale ta kenë 130 km në orë, por pastaj janë këta që e përcaktojnë se cilat janë ato rrugë. Sa i përket rrethrrotullimit, ajo i përket edukatës së shofereve.

Ardi Veliu (zv.ministër i Transporteve): Sa i përket rrethrrotullimeve, në Kodin Rrugor është e përcaktuar se ku dhe kur vendosen semaforët. Në rrethrrotullime, pavarësisht nga drejtimeve, lëvizja rregullohet me sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

Helidon Bushati: Është nga të vetmet iniciativa që nuk ka pas interesat e një oligarku. Vetëm nëse keni në plan të jepni me koncension edhe policinë rrugore dhe të merrni interesa nga gjobat që do vendosen.

 

 

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Analiza e Orges Shehit: E pësuam nga eksperienca kundër Dudelange

Analiza e Orges Shehit: E pësuam nga eksperienca kundër Dudelange

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com