GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngacmoi një të mitur në qendër tregtare, dënohet me 1 vit burg shqiptari

19:09 - 12/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngacmoi një të mitur në qendër tregtare, dënohet me 1 vit burg shqiptari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 30-vjecar shqiptar është dënuar me një vit burg nga Gjykata italiane pasi akuzohej për ngacmim seksual të një të mituri në një qendër tregtare mes Perugia-s dhe Corciano-s. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte në arrest shtëpiak që prej 5 gushtit 2021, kur u arrestua nga Policia e Perugias për sulm dhe dhunë seksuale ndaj një të mituri në sheshin e një qendre tregtare në Perugino.

Prindi i të miturit ka thirrur policinë menjëherë pasi djali i tij ishte kthyer në shtëpi, i kishte treguar për atë që kishte ndodhur, pra për sulmin dhe përkëdheljen që i kishte bërë një i rritur. Djali kishte shkuar në një qendër tregtare për të bërë pazar dhe kishte vënë re se po e ndiqnin teksa lëvizte mes korridorit dhe rafteve në kërkim të produkteve që i duheshin. Një burrë e vështroi intensivisht dhe vëzhgoi lëvizjet e tij.

Pasi i mituri kishte paguar blerjet e tij në sportelet e arkave, ai ishte larguar nga dyqani për të shkuar drejt skuterit të tij, por e kuptoi që burri po e ndiqte. Pa pasur kohë për të vendosur kaskën dhe për të ndezur motoçikletën, i mituri u sulmua nga burri. Vetëm falë një mashtrimi ai mundi të shpërqendronte burrin, të ndizte motorin dhe të shpëtonte. Agjentët e Volantit kishin shkuar në qendrën tregtare dhe kishin rënë menjëherë në gjurmë të autorit të atentatit, një shqiptar i cili ndodhej në qendrën tregtare me dy fëmijët e mitur dhe kunatin e tij.

Agjentët morën gjithashtu imazhe të sistemit të vëzhgimit me qark të mbyllur, duke rindërtuar modalitetet e ndjekjes mes rafteve dhe agresionit në dalje të viktimës nga ambientet tregtare. Tashmë me procedurën e shkurtuar dhe njohjen e përmasave të lehta të faktit, ka ardhur dënimi, i cili është minimal, krahasuar me 4 vjetët e kërkuar nga prokuroria.

 

 

Etiketa: BurgdenohetmiturNgacmoiqender tregtareShqiptari

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
“Humba drogën e mafiozëve, dua azil”, kërkesa e çuditshme e shqiptarit për Spanjën

“Humba drogën e mafiozëve, dua azil”, kërkesa e çuditshme e shqiptarit për Spanjën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com