GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht nënën e tij gjatë darkës së ditëlindjes dhe më pas është zhdukur, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa hidhej në det në portin e Civitanovës.

Sipas mediave italiane, i riu, Rikardo Merkuri, rezulton i zhdukur që prej pasdites së djeshme. Në kërkimet janë angazhuar zjarrfikësit me njësinë e zhytësve nga Teramo, Garda Bregdetare dhe karabinierët. Autoritetet shpresojnë që ai të ketë dalë në një pikë tjetër të basenit portual dhe të jetë larguar në gjendje shoku, por nuk përjashtohet as skenari më i rëndë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, gjithçka ndodhi të premten rreth orës 21:00. Në banesë ndodheshin vetëm 20-vjeçari dhe nëna e tij, Albana Kastriot, pronare e një qendre estetike, ndërsa babai, Mario Merkuri, sipërmarrës në ndërtim, dhe djali tjetër i familjes ishin jashtë. Një fqinje, e alarmuar nga britmat, njoftoi menjëherë karabinierët.

Kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, i riu ishte larguar, ndërsa gruaja u gjet pa ndjenja në banjë. Ajo ishte dhunuar rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Maceratës. Mjekët konfirmuan frakturë të nofullës. Gjendja e saj është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë nisën kërkimet për 20-vjeçarin, i akuzuar për plagosje të rëndë me rrethana rënduese. Ai ishte larguar me automjetin e tij, një Mercedes Classe A, duke lënë telefonin celular në shtëpi, i cili u sekuestrua nga hetuesit.

Automjeti u gjet i parkuar pranë hyrjes së portit të Civitanovës. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të riun teksa hyn në zonën portuale dhe më pas hidhet në det. Ai shihet teksa del në sipërfaqe, ngjitet sërish dhe hidhet edhe një herë më tej. Pas kësaj, nuk shfaqet më në pamje.

Autoritetet vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 20 vjeçarit.

gijotina.com/

Etiketa: DhunëItaliKryesore1

Lajme të lidhura

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë
Aktualitet

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës
Aktualitet

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Para
Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja
Sport

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

21:10 - 17/07/26

Mohamed Salah është shumë pranë një transferimi befasues te Besiktas. Sipas raportimeve, sulmuesi egjiptian ka arritur marrëveshje të plotë me...

Lexo më shumë
Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

20:09 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com