GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

18:17 - 24/02/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri u mbyt në det, ka folur babai i tij Mario.

Sipas mediave italiane, i jati është i bindur se djali i tij i dha fund jetës në ujërat e akullta të portit të Civitanovës të premten e kaluar, pasi besonte se e kishte vrarë nënën.

“Ka menduar se nëna kishte vdekur dhe e bëri atë gjest. Ishte i vendosur”, ka deklaruar ai për mediat italiane.

Sipas familjarëve, mbrëmjen e së premtes ata kishin darkuar së bashku për të festuar ditëlindjen e Rikardos.

Më pas, babai ishte larguar nga shtëpia dhe gjatë asaj kohe mes nënës dhe djalit kishte shpërthyer një debat i ashpër.

Sherri kishte përfunduar me agresion fizik nga ana e të riut. Gruaja, Albana Kastriot, ishte gjetur nga bashkëshorti e shtrirë pa ndjenja në banjë, me dëmtime të rënda në fytyrë.

“E ëma e donte marrëzisht. Edhe kur kishte gabim, ajo gjithmonë e mbronte”, ka rrëfyer babai i tronditur.

Albana Kastriot, me origjinë shqiptare dhe prej vitesh residente në Pollenza, fillimisht u dërgua në spitalin e Maceratës dhe më pas u transferua në spitalin rajonal të Torrette, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të kirurgjisë maksilofaciale.

Sipas bashkëshortit, gjendja e saj është përmirësuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, trupi i 20-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit të Civitanovës që prej së dielës.

Familja, me prejardhje shqiptare dhe prej shumë vitesh e vendosur në Pollenza, është e njohur në komunitet. Përveç prindërve, Rikardo lë pas vëllain e madh Alessio dhe gjyshen Bedrie.

Babai ka treguar se edhe më herët kishte pasur debate mes nënës dhe djalit, por asgjë që të linte të kuptohej se situata mund të përfundonte në një tragjedi të tillë.

Ngjarja ka lënë të tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1vetvrasje

Lajme të lidhura

Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd
Breaking Views

Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd

19:43 - 24/02/26
Shembja e rrugës së Juglindjes, drejtori i ARRSH: Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re
Breaking Views

Shembja e rrugës së Juglindjes, drejtori i ARRSH: Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re

19:28 - 24/02/26
Trajneri i ri i Torinos vlerëson Ismajlin: Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai
Breaking Views

Trajneri i ri i Torinos vlerëson Ismajlin: Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai

18:08 - 24/02/26
Para
Shembja e rrugës së Juglindjes, drejtori i ARRSH: Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re

Shembja e rrugës së Juglindjes, drejtori i ARRSH: Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd
Breaking Views

Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd

19:43 - 24/02/26

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, ka folur rreth situatës së rrëshqitjeve të dherave në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd. Ai tha...

Lexo më shumë
Shembja e rrugës së Juglindjes, drejtori i ARRSH: Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re

Shembja e rrugës së Juglindjes, drejtori i ARRSH: Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re

19:28 - 24/02/26
Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

18:17 - 24/02/26
Trajneri i ri i Torinos vlerëson Ismajlin: Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai

Trajneri i ri i Torinos vlerëson Ismajlin: Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai

18:08 - 24/02/26
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:02 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com