Një fëmijë dyvjeçar ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në zonën e Skelës në Vlorë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Mësohet se fëmija ka ndërruar jetë në spital për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia.
Ngjarja është ende në zhvillim dhe priten informacione të tjera në vijim.
Njoftimi i policise:
Vlorë / Informacion paraprak. Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
gijotina.com/










Discussion about this post