GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vajza ra në depresion, përfundoi në koma”, vëllai i autorit flet pas ngjarjes së rëndë në Klos

12:54 - 13/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U ndodhën në vendin e gabuar, ja si është gjendja e babë e bir të plagosur në Klos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besnik Mjeshtri, vëllai i autorit të krimit të trefishtë në Klos mesditën e së mërkurës ka rrëfyer se si ndodhi masakra. Ai tregoi se i vëllai, Fiqiriu akuzonte djalin e viktimës, Kenadon, se i kishin bërë vajzën me fjalë duke e kërcënuar vazhdimisht se do t’i postonin fotot nudo në rrjetet sociale.

Për mediat, Besnik Mjeshtri deklaroi se vajza kishte rënë në depresion dhe kishte përfunduar në koma nga shantazhet e vazhdueshme që dy të rinjtë i bënin në rrjetet sociale.

“Prej një jave jemi munduar të ulim prindërit dhe të zbusim gjërat. Jemi munduar që t’i bindem që të ulen ballallarët dhe çunat që të gjejmë në gjuhën e përbashkët se për ça e kaluan vajzën në depresion. Ai Shira, ai Kenado e kërcënoi vajzën në atë mënyrë sa përfundoi në spital në gjendje kome. Vajza nuk tregonte fare. I keni të dhënat te spitali. Nuk tregonte dhe ishte e tmerruar se kush i bënte presion në rrjetet sociale. Ai Shira i bënte presion në rrjetet sociale. Hasula s’i bëri presion, kishte thjesht mesazhet dhe kishte kërkuar që të bënin lidhje. Ai ka shumë faj, por kërcënimet që i ka bërë vajzës, duke i kërkuar foto, pra më bëj një foto kështu, një ashtu, se i ka marrë adresën e telefonit dhe e kërcënonte vajzën dhe ajo përfundoi në depresion. Ne shkuam për një marrëveshje. Ka ardhur djali i Shirës ka marrë kontakt me mua, me babin e Sarës, se donim të gjenim kompromisin dhe shkakun se pse e kaluan vajzën e vëllait në depresion”, tha Mjeshtri.

Besnik Mjeshtri, i cili u arrestua pas krimit si bashkëpunëtor por u la i lirë, tregoi se në momentin kur u ul në kafe për tu sqaruar i kishte kërkuar dy vëllezërve të tij që të mos afroheshin në tavolinë pasi do e zgjidhte vetë, teksa rrëfeu se me Ilir Shirën ishin kushërinj të largët.

“Më mori në telefon Fatmiri dhe më tha; hajde fol. E takova djalin dhe i thashë; Të lutem mos u frikëso, mos ki frikë për asgjë. jam Fatmir Mjeshtri. Të njoh më tha. I thash a ta marrim babin tënd në telefon, dhe të sqarojmë diçka. Qoftë në shtëpinë tënde, qoftë këtu. Mos ki frikë se do sqarojmë diçka. Kemi të dhëna se ti e ke kërcënuar gocën e Fiqiriut, Sarën. Mua tha; Sara më ka bërë ftesë në Facebook. Pasi e pranova ftesën, nisëm të flisnim tha. Ajo më kërkoi diçka tjetër. Çfarë i thashë? S’mund të shoh si shok, se je djalë bukurosh. S’të ka ofenduar i thash. Dhe mua tha më pëlqente. Pasi i kishte marrë adresën, kishte shkarkuar fotot dhe i ka thënë; po nuk bërë ato që të them unë, të bësh foto nudo, do të hap foto në rrjetet sociale dhe do të shkatërrojë jetën. Ajo nga momenti fiku telefonin. Ai ka marrë motrën e madhe në telefon dhe i ka thënë; jam ai djali Shira, po nuk veprove ashtu siç them, do e shkatërroj jetën, do i prish jetën. Vajza i ka thënë; mos bëj kështu. Ai na njihte të gjithëve. Motra mori të motrën në telefon dhe i ka thënë; kujt ia ke dhënë adresën. Kur mbaroi shkollën goca, ka rënë pa ndjenja përtokë në kat të dytë të shtëpisë nga trysnia e madhe që kishte. Më pas i çojnë mesazh çuni vëllait në Angli një mesazh anonim dhe i thonë; Sara është lidhur me djalin e Eglantin Hasulës. Mua më vjen keq për ju. Si ka thënë adresë se kush ishte. Ai ia ka dërguar babait të Sarës këtë mesazh. Shiheni mos gabon. Dy netë para kam takuar babain e Shirës dhe djalin dhe ja kam shpjeguar të atit atë që ka bërë. Ai ka pranuar se e kishte bërë këtë gjë. Unë hyra në mes që të shuaja sherr. Se s’doja që të shkonte puna më keq se Fiqiriu e kishte vajzë. Ai kërkoi që të martoheshin nëse duheshin”, tha xhaxhai per BalkanWeb.

Etiketa: depresionklosMjeshtrishiraVrasje

Lajme të lidhura

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Aktualitet

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur
Aktualitet

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26
Para
“Nuk vinte në shkollë prej tre ditësh”/ Tragjedia në Klos, mësuesja e vajzës: Kur dëgjuam krismat…

"Nuk vinte në shkollë prej tre ditësh”/ Tragjedia në Klos, mësuesja e vajzës: Kur dëgjuam krismat…

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Vajzat janë të mrekullueshme’, pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme’, pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26

Në vitin 2018, Miroslav Lajçak, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, i dërgoi...

Lexo më shumë
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com