GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngjarja në Astir, banorët: Kishte probleme, hynim me frikë! Vrapuam të ndihmonim, pamë 26-vjeçaren e shtrirë rëndë

13:28 - 12/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E RËNDË/ Bie ashensori, brenda familja me 5 anëtarë, panik në zonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anila Hoxha raporton se ngjarja ndodhi teksa disa banorë të pallatit kishin përfunduar festimet dhe po përcillnin miqtë, por menjëherë më pas tregojnë ata ka pasur një rënie drastike të ashensorit, që bëri që një nga personat të lëndohej rëndë.

Aleksandra Meko, një banore e pallatit dhe një nga dëshmitaret e para që vrapoi për të dhënë ndihmë e pyetur nga gazetarja Anila Hoxha tha se disa herë banorët e kishin shprehur shqetësimin se ashensori kishte problem, pasi disa herë kishte pasur lëkundje dhe ngecje.“Dëgjuam zhurmën menduam se ishte dhune familjare, thamë të vinim gjithësesi e të lajmëronim policinë, po kur pamë pamë ashensorin që kishte ngelur, pamë vajzën 26 vjeç që ishte lënduar rëndë, dera ishte shkallmuar nga familjarët saj, thuhej që ishin 5 vetë, mes tyre një fëmijë dhe një shtatzënë. Herë pas here ka pas lëkundje, ka pas probleme me servisin. Jemi ankuar te administratori , por s’kemi marrë ndonjë përgjigje. Ishte i kolauduar po.  Ashensori here pas here ngecte ose tronditej hynim me frikë”, tha ajo.

Aleksandra tregon se banorët e kishin vendosur në dijeni administratorin.

Ndërkohë aktualisht raporton Anila Hoxha pritet të mbërrijnë ekspertë në pallat për të verifikuar ngjarjen.

Deri më tani janë të shoqëruar tre persona: Administratori, një inxhinier teknik dhe një mirëmbajtës ashensori, por nuk ka ende urdhër ndalimi apo arresti ndaj tyre për shpërdorim detyre, për sa kohe që para ngjarjes ka pasur ankesa nga banorët.

Hetimi i deritanishëm i prokurorisë së Tiranës pas pyetjes së tre të shoqëruarve, nga kqyrja e shkresave, tha një burim i Anila Hoxhës rezulton se, sipas ligjit administratori i pallatit kishte firmosur kontratë me kompaninë e mirëmbajtjes së ashensorëve. Por tekniku i mirëmbajtjes së ashensorit dyshohet se nuk ka bërë kontrolle dhe as mirëmbajtje./TCH

Etiketa: ashensorAstirdeshmi

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Punonjësit shëndetësorë në Poloni hidhen në protestë, kërkojnë rritje page

Punonjësit shëndetësorë në Poloni hidhen në protestë, kërkojnë rritje page

TË FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur
Breaking Views

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur

10:19 - 12/03/26

Teksa sot Kuvendi pret të miratojë kërkesën për dhënien apo jo të autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, kjo e...

Lexo më shumë
Opozita me pankarta në sallë, jashtë protestë, mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

Opozita me pankarta në sallë, jashtë protestë, mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

10:10 - 12/03/26
Bardhi e Balliu të përjashtuar nga punimet, ngarkohen me udhëheqjen e protestuesve

Bardhi e Balliu të përjashtuar nga punimet, ngarkohen me udhëheqjen e protestuesve

10:01 - 12/03/26
“Berisha, o hero…”, lideri i PD pritet me brohoritjen e mbështetësve tek selia

“Berisha, o hero…”, lideri i PD pritet me brohoritjen e mbështetësve tek selia

09:53 - 12/03/26
Ambasada e Britanisë së Madhe: Imuniteti i deputetit nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

Ambasada e Britanisë së Madhe: Imuniteti i deputetit nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

09:46 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com