Detaje të tjera mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja Ermelinda Rama mbyti me tel të atin, Anesti Rama. Pas vrasjes në banesën e tyre, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Në pranga është vënë edhe e ëma Valbona Rama.
Sipas informacioneve, pasi e kanë mbytur me tel, e kanë dëmtuar në pjesët intime. Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale. Por, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, u krijuan dyshimet se 56-vjeçari nuk kishte humbur jetën aksidentalisht.
Ajo ka pranuar më pas krimin në polici duke treguar edhe motivet që e çuan drejt këtij akti ekstrem. Sipas saj, i ati ishte fanatik dhe nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej. Mësohet se 26-vjeçarja u ka thënë hetuesve se babai i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.
Teksa pritet te zhvillohet masa e sigurisë për nënë e bijë, që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit, të dhëna dhe burime nga të afërmit e familjes bëjnë me dije se 56-vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej në familje. Prej vitesh punëtor në një fermë blegtorale në zonë, Anesti Rama kishte shkuar shpesh-herë në punë me shenja në fytyrë, për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente, por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën.
Nga Policia e Fierit konfirmojnë faktin se viktima keqtrahtohej nga bashkëshortja dhe e bija ndërsa fakt i njohur për fqinjët e familjes Rama në Frashër ishte se ai jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija, megjithëse në të njëjtin oborr. Prej vitesh 56-vjeçari i vrarë tragjikisht dy më parë, jetonte në dhomën që shërbente si kuzhinë e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama. Këto të fundit akuzohen se kanë vrarë 56-vjeçarin duke e mbytur me tel dhe me pas inskenuan ngjarjen si aksident.
Njoftimi i Policisë së Fierit:
“Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.
Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”.
gijotina.com/










Discussion about this post