GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyshërit e 6-vjeçares: “Është montazh, nusja do të na bëjë keq”

20:56 - 02/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyshërit e 6-vjeçares: “Është montazh, nusja do të na bëjë keq”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Babi i vajzës 6-vjeçare që u dhunua në Kamëz u la në burg nga Gjykata e Tiranës.

Teksa raportohet për dëmtime të brendshme dhe të nxira në organet gjenitale, gjyshërit e vajzës zgjedhin të mos e besojnë se djali i tyre është autor i kësaj ngjarjeje, sipas tyre kjo është një sajesë e mamasë së vajzës.

“Nuk jemi të bindur. Duhet të jetë një montazh, manipulim… Nuk e besoj kurrë. Mund të jetë gruaja e tij me fisin e vet pas kësaj. Nëse vërtetohet se ai e ka prekur vajzën ashtu, djali s’do do të jetë djali im” – tha gjyshi i së miturës.

Ndërsa gjyshja e vajzës dyshon se është gjithçka një montazh, referuar dhe marrëdhënieve që ka patur me mamanë e vajzës pas ndarjes nga djali i saj.Ajo shprehet se num lejohej të takonte vajzën dhe nusja ka interes t’i bëjë keq familjes së burrit.

“Unë mendoj që është e montuar, s’ka mundësi të jetë e vërtetë. Ata janë ndarë kur lindi vajza, patën tradhti, por ata e dinë vetë, e ka çuar burrin tim në polici, gjoja se e ka dhunuar burri im.

Donte të na fuste në burg. Nuk na linte të takonim mbesën. Ajo më ka thënë që ka fol me vajzën dhe vajza ka thënë që s’më ka prek babi. Nusja ka pas interes me na bë keq, me na shujt si fis, më ka thënë “ke për ta parë se çfarë do t’i bëj” – u shpreh gjyshja.

Sipas mjekëve, 6-vjeçarja kishte në të pasmet e saj hematoma dhe shenja kafshimi, por më problem ishin zorrët e saj. Nga analizat transaminazat e mëlçisë nga 5 që është normalja vlera ka qenë 2000.

Edhe pse në gjendje të rëndë, vajza krahas ndërhyrjes së parë po mendohet se duhet që t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale pasi shumë organe të brendshme përfshi dhe pankreasin i ka të dëmtuara.

Vetë nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz nga babai tha se bashkëshorti e kishte kafshuar dhe goditur me thupër. Ata kishin 6 vjet të ndarë dhe ishin bashkuar prej 1 muaji. 27-vjeçari u arrestua pak ditë më parë, pas denoncimit të Spitalit Pediatrik “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi u konstatua se e mitura kishte shenja dhune. Vajza ka dëmtime të brendshme dhe të nxira në organet gjenitale.

Etiketa: abuzim seksualDhunimKamezKryesore1

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para

Chelsea presion Juves, kalon Malmon dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com