GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngjarja në Kamëz, të miturës i gjenden shenja kafshimi, mamaja mbron të shoqin

14:48 - 31/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjarja në Kamëz, të miturës i gjenden shenja kafshimi, mamaja mbron të shoqin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur sot detaje që po tronditin opinionin publik rreth ngjarjes në Kamëz, ku 6-vjeçarka akuzona prindërit se e kanë përdhunuar. Pasi kishte marrë dëmtime të rënda në trup, ditën e djeshme  mitura fillimisht është dërguar në spitalin e Kamzës nga e ëma e saj. Por, pasi është dhënë ndihma e parë, është përcjellë për në Spitalin “Nënë Tereza”, për shkak të gjendjes së rënduar të saj.  Pasi kanë kryer kontrollet, mjekët e spitalit vendosën që  vajzës t’i  jepet ndihmë e specializuar dhe për këtë shkak është dërguar me autoambulancë në orën 03:00 të mëngjesit të të Shtunës për tek Urgjenca e “Traumës”.

Mjekët tregojnë se, vajza kishte mbërritur në gjendje të fikti dhe me hemorragji të brendshme. Vetëm pasi gjendja e saj u stabilizua disi, vogëlushja ka rrëfyer se plagët ja shkaktoi i ati pasi e kishte dhunuar dhe kafshuar. “Ai më godiste gjithandej!, Më ka kafshuar në trup”, ka thënë 6-vjeçarja.

Ajo akuzoi dhe të ëmën duke thënë se mamaja e zhvishte dhe babai e përdhunonte. Sigurisht që prindërit i hodhën poshtë këto akuza, por ditën e sotme mjekët kanë evidentuar shenja të rënda kudo në trup, ndërsa i evidentojnë si shenja kafshimi. Për këtë kërkohen hetime që mund të  vërtetojnë nëse përveç dhunës fizike ka patur ndaj të miturës edhe dhunë dhe abuzim seksual nga i ati. Burime për mediat kanë bërë  me dije se babai 27-vjeçar quhet Raimond Kunoraj.

Kujtojmë se, ishte e ëma e të miturës ajo e cila e dërgoi në spital atë dhe një deklaratë për mediat teksa të gjithë prisnin që ajo të ndëshkonte të shoqin dhe të kërkonte drejtësi për vajzën e saj, ajo e mbrojti duke iu drejtuar mjekëve dhe efektivëve që të mos i denoncojnë të shoqin. Ndërsa e pyetur nga mediat ajo është shprehur se vajza nuk ka asgjë dhe se nuk dëshiron të flasë për këtë temë.

Etiketa: arrestohetdetajeKamezperdhunim

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari

Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com