GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngjarja në Shkodër/ Nxirren nga Buna katër trupat e pajetë. Lihet në burg kryefamiljari

13:46 - 07/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Detaje të reja! Alma s’kishte bukë në shtëpi për fëmijët, Erdgysi dilte dreka, darka me të dashurën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas trupave të pajetë të tre fëmijëve, pas mesditës së kësaj të marte është nxjerrë nga lumi Buna edhe trupi i Alma Arrazit. 39-vjeçarja dyshohet se u vetëmbytë bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna, në Shkodër.

Më herët gjatë ditës, Policia e Shkodrës konfirmoi gjetjen e trupit e trupit të pajetë të fëmijës 3 vjeç. Të hënën pasdite u gjet trupi i vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, ndërsa mbrëmjen e së shtunës u gjet trupi i motrës së saj 9-vjeçare.

Lihet në qeli kryefamiljari

Sipas hetimeve paraprake, Alma u largua nga banesa në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj, ndërsa policia u vu në kërkim të tyre pas kallëzimit të bërë një ditë më pas nga bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, 31-vjeçari Erdgys Arrazi.

Prokuroria e Shkodrës njoftoi se ka nisur tashmë procedim penal për Arrazin, për kryerjen e veprës penale “shkaktim i vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”.

“Deri në këtë fazë të hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se shtetasi E.A. (Erdgys Arrazi), si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij – shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj – ka shkaktuar vetëvrasjen e 39-vjeçares, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shkodrës.

Ndryshe nga policia, e cila në njoftimin e parë për mediat pas ngjarjes së rëndë foli për dhunë fizike të ushtruar ndaj gruas dhe fëmijëve, Prokuroria tha se i dyshuari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike.

Në seancës e sotme për masën e sigurisë, akuza kërkoi masën e arrestit në burg për të akuzuarin.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Blerim Bazhdari kërkoi lirimin e Erdgys Arrazit, pasi sipas tij, nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon policia dhe prokuroria apo edhe familja e viktimës. Pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit, që sipas avokatit, vërteton se 39 vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Për akuzat se klienti i tij ka pasur lidhje jashtëmartesore, avokati tha se edhe nëse ka pasur, kjo nuk përbën vepër penale. Po ashtu , mohoi akuzat për dhunë në familje nga ana e Erdgys Arrazit. Sipas tij, Erdgys Arrazi është një prind që është kujdesur për familjen e tij dhe ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten.

Ky i fundit tha në seancë se është dakord me deklarimet e avokatit dhe shtoi se për shkak të gjendjes emocionale të ngarkuar, do të flasë në një moment të dytë.

Në fund, Gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën e prokurorisë dhe la në burg 31-vjeçarin.

E motra: Çifti kishte probleme ekonomike

E motra e viktimës tha në një intervistë për mediat se çifti kishte probleme ekonomike dhe për këtë fajësoi kunatin. Atë e bëri përgjegjës edhe për vdekjen e së motrës.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës së motrës time”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo mohoi që e motra të ketë pasur probleme mendore.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë”.

Ndërsa vëllai i Almës, në një deklaratë për një emision televiziv tha se “motra ime është tërbuar kur ka parë burrin e saj me 18-vjeçaren”. “Ajo ka shtangur dhe besoj se ka humbur logjikën”, shtoi ai.

Familjarët e Erdgys Arrazit, ndërkohë, shprehen se Alma mjekohej për probleme psikologjike. I vëllai i Erdgysit tha për mediat se ai nuk ka ushtruar ndonjëherë dhunë ndaj bashkëshortes apo fëmijëve.

Momentet e fundit

Në një njoftim për mediat, prokuroria bëri dhe një kronologji të momenteve që dyshohet se u pasuan nga mbytja në lumë.

“Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër shtetasi Erdgys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. 

Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas shtetasja Alma Arrazi i ka thënë kunatës se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej. Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është ndarë nga kunata, shtetasja Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Pas këtyre momenteve, dyshohet se nëna bashkë me tre fëmijët janë hedhur në lumë.

Etiketa: alma arraziBunaerdgys arraziKryesore1lumi Buna

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Efektet pozitive e konsumimit të çajit jeshil dhe të zi në mëngjes

Efektet pozitive e konsumimit të çajit jeshil dhe të zi në mëngjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

Një skandal i madh ka “shpërthyer” në Turqi. Shumë futbollistë, presidentë, komentatorë dhe menaxherë të futbollit janë përfshirë në këtë...

Lexo më shumë
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com